Dokumentimi i ceremonisë së Kanagjeqit në Dukagjin

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
06/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

FTESË PUBLIKE PËR OJQ PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE PËR VITIN 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/QRTK - Pejë i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës), programi i të cilave është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore, të aplikojnë për implementimin e Projektit:

“Kanagjeqi në traditën e Rrafshit të Dukagjinit”

Organizmi dhe dokumentimi i ceremonisë së Kanagjeqit në Dukagjin, me te gjitha ritet, si

Trashëgimi Shpirtërore e Rrafshit të Dukagjinit.

Realizimi i këtij projekti ka për qëllim hulumtimin, dokumentimin, ruajtjen dhe mbrojtjen   e vlerave të trashëgimisë shpirtërore, ku përmes dokumentimit të  ceremonisë së Kanagjeqit, sipas traditës së rrafshit të Dukagjinit, shpërfaqen karakteristikat, veçantitë dhe vlerat unike të  kësaj treve,  të bartura ndër breza.

Meqenëse në viset rurale të rajonit të Dukagjinit ende gjallëron  tradita etnokulturore shqiptare, edhe qëllimi  është që ato të përshkruhen, analizohen,  transkriptohen  dhe të vizualizohen.

Objektivat e arritura me zbatimin e projektit:

  • Identifikimi, dokumentimi, ruajtja, mbrojtja, promovimi si dhe rijetësimi i dimensioneve të ndryshme të trashëgimisë shpirtërore në Rajonin e Pejës ;
  • Shpërfaqja e arritjeve kërkimore në fushën e trashëgimisë shpirtërore;
  • Promovimi i njohurive tradicionale, bartja e kujtesës kolektive ndër breza, tek brezi i ri.

Aktivitetet e projektit:

  • Inventarizimi, mbledhja e të dhënave rreth ritit të Kanagjeqit në rrafshin e Dukagjinit, përmes komunikimit dhe kontakteve me subjektet të cilët do të jenë pjesë e formacionit  për realizimin e ceremonisë së Kanagjeqit.
  • Identifikimi i bartësve të folklorit regjistrimi vizual i të gjithë pjesëmarrësve (subjektet e përzgjedhura, këngëtarë, valltarë, statistë, etj) në projekt.
  • Kjo fazë parashihet të realizohet në ambiente
  • Përgatitja e dosjes ( Formulari) , ku hyn analiza e përgjithshme e projektit, montazhi dhe përfundimi i filmit dokumentar si dhe botimi i katalogut.

OJQ-të, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë Shpirtërore.

Vlera totale e planifikuar e ftesës për implementimin e këtij projekti është 800 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 26.10.2021, në ora 16.00.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email