Doktor Specialist i Radiologjisë

64x64 prizren logo
QKMF Prizren
Publikuar më
27/01/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt:15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Shëndetësi-QKMF 

  • Titulli i pozitës së punës: Doktor Specialist i Radiologjisë
  • Njësia: RO Kabineti
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
  • Koeficienti: 8.4
  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Qëllimi i vendit të punës: Të punojë si pjesëtar i ekipit të kujdesit mjekësor, duke u bazuar në principet e punës në ekip, në ofrimin e standardit më të lartë të kujdesit shëndetësor të përqendruar tek pacienti, të bëjë egzaminimin dhe interpretimin e radiografive që bëhen me (USG e gjirit me ELASTOGRAFI, MAMOGRAFI ORTOPANOMOGRAFI) etj.

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Drejtpërsëdrejti udhëheq dhe organizon punën në shërbimin për diagnostifikim radiologjik;
  • Kryen të gjitha kontrollet specialistike radiologjike të parashikuara me plan dhe në kuadër të veprimtarisë, është përgjegjës për punën e kabinetit të radiologjisë;
  • Përshkruan dhe jep diagnozën përfundimtare, të të gjithë filmave të inçizuar në kabinetin e rentgenit (USG gjirit me ELASTOGRAFI,MAMOGRAFI ORTOPANOMOGRAFI,
  • Ka për detyrim të perfeksionohet vazhdimisht në profesionin e tij,
  • Ka për detyrë që infermierin e rentgenit, ta udhëzojë vazhdimisht për inçizimin korrekt pa rrezatim të pacientit,
  • Është përgjegjës për planin e punës të diagnozës së rentgenit,
  • Ka për setyrim që pas arritjes së grafisë së caktuar të bëjë kontrollin brenda kohës mundësisht më të shkurtër mjekësore,
  • Në raste urgjente është i detyriar që kontrollin ta bëjë menjëherë,
  • Bën edhe punë të tjera në sektorin e tij,
  • Për punën e tij i përgjigjet shefit të shërbimeve diagnostike, kryeshefit të QKMF-së dhe Drejtorit.

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior, bazuar në nivelin profesional që ka,
  • Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit,
  • Pranimi, egzaminimi e trajtimi përkatës i pacientit,
  • Kryen evidentimin e rregullt përmes dokumentacionit mjekësor të pacientit,
  • Kryen vizitat e pacientëve sipas udhëzimeve
  • Kryen vizitat plotësuese –konsultative,
  • Të ketë qëndrim dinjitoz dhe shembullor për të tjerët,
  • Të kryejë detyra të tjera ashtu si kërkon mbikqyrësi për mbarëvajtjen e punës në institucion,
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta lidhur me profesionin e tij.

Kushtet: 

Fakulteti i mjekësisë, specializimi i radiologjisë
Licenca e punës: Doktor specialist i radiologjisë
Përvoja e punës (e deshirueshme)

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Fakultetit (kopja e vërtetuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 28.01.2021 deri më datën 11.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet  e dorëzuara pas afatit  të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme

Technical Specialists   Prishtinë
18/02/2021
26/01/2021