
Përshkrimi
Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, 10 të datës 11.02.2021, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:
KONKURS
Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Vushtrri
Titulli i vendit të punës:
- Doktor Specialist i Mjekësisë Familjare në QKMF – Vushtrri.
Numri i pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF;
Grada/Koeficienti: 8.4 – H27;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj.
Orët e punës: 40.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të Sektorit, bazuar në principet e Mjekësisë Familjare;
- Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve bazuar në udhërrëfyesit standard terapeutik duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse;
- Kryen të gjitha punët e mjekut gjatë orarit të punës;
- Të përcjellë të arriturat më të reja në lëmin e Mjekësisë
- Inicon dhe merrë pjesë aktiv në kuadër të ZHVP si dhe kompletimin e dosjes profesionale;
- Inicon punën ekipore;
- Të ketë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore;
- Raporton për çdo ndryshim dhe problem te Shefi i Sektorit të Mjekësisë Familjare;
- Evidenton dhe paraqet rastet e sëmundjeve infektive dhe kronke;
- Kryen edhe punë tjera me kërkesë të Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorit të QKMF të bazuara në ligj;
- Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit të Mjekësisë familjare dhe Drejtorit të QKMF.
Kualifikimi profesional, aftësitë:
- Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Përgjithshëm dhe Certifikatën e Specializimit nga Mjekësia Familjare;
- Të ketë licencën e punës për Specialist të Mjekësisë
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm dhe Certifikatën e Specializimit (kopje);
- Licenca e punës (kopje);
- Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
- Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 22.03.2021-05.04.2021.
Paraqitja e kërkesave
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.
Sqarim: Në mungesë të kandidatëve (Specialist i Mjekësisë Familjare), në këtë pozitë do të pranohet Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.