
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt:15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Drejtoria për Shëndetësi-QKMF
- Titulli i pozitës së punës: Doktor Specialist i Biokimisë Klinike
- Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
- Koeficienti: 8.4
- Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i shërbimeve profesionale në Laboratorin Qendror dhe laboratoret tjera në kuadër të QKMF-së.
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Kujdeset për kualitetin e shërbimeve laboratorike,
- Përkujdeset për metodën e mbledhjes së materialit biologjik dhe mënyrën e përpunimit të tij,
- Kujdeset për mënyrën e diagnostifikimit të analizave hematologjike, analizave biokimike, testeve të hemostazës dhe analizave të urinës,
- Përkujdeset për rregullat e dezinfektimit të mbetjeve,
- Përkujdeset për pajisjet laboratorike dhe rregullat për funksionimin e saj,
- Për metodën e përgatitjes së reagensave dhe përdorimit të tyre,
- Përkujdeset për kryerjen e analizave laboratorike sipas udhëzimit të mjekut familjar, apo mjekut specialist të ndonjë fushe tjetër,
- Jep njoftim profesional për aftësim profesional të kuadrit, infermierëve të laboratorit dhe aparaturës,
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dokumentacionit shëndetësor,
- Mer pjesë në aftësim profesional shëndetësor, përkushtimin dhe edukimin e punëtorëve shëndetësorë,
- Jep mësime profesionale nga fusha e tij /saj,
- Kryen edhe punë të tjera nga fusha e tij /saj profesionale,
- Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të shërbimit të diagnostikës dhe kryeshefit të MF të QKMF-së,
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin e cilësisë dhe sasisë bazuar në nivelin profesional që ka,
- Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit punues,
- Pranimi dhe trajtimi përkatës i pacientit,
- Dhënia e këshillave profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit,
- Mbikqyr kryerjen e analizave laboratorike sipas udhëzimeve,
- Ka qëndrim dinjitoz dhe shembullor për të tjerët,
- Jep mendime profesionale në punën e komisioneve të ndryshme,
- Kryen edhe detyra të tjera që i kërkon mbikqyrësi për mbarvajtjen e punëve në institucion,
- Kryen edhe detyra të tjera të veçanta lidhur me profesionin e ngushtë specialistik.
Kushtet:
- Fakulteti i mjekësisë, specializimi biokimi klinike
- Licenca e punës: doktor specialist i biokimisë klinike
- Përvoja e punës ( e dëshirueshme)
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e Fakultetit (kopja e vërtetuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).
Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 28.01.2021 deri më datën 11.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.
Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.