Doktor i Mjeksise / i/ e përgjithshme (3)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
21/01/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Gjilanit shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjeksise / i/ e përgjithshme

  • Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme/ i/e përgjithshme në QKMF, “Dr. Nagip Rexhepi”- Gjilan

Institucioni: Komuna e Gjilanit

  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (3) tre
  • Titulli i mbikqyrësit: Shefi i shërbimit
  • Grada/Koeficienti: 7.2
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Doktor i Mjeksise se përgjithshme 

  • Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor kontrollon pacientët
  • Cakton diagnozat,
  • Ndërmerr veprimet e mjekimit të pacientëve,
  • Propozon hulumtime dhe masa për trajtimin e smundjes,
  • Konsultohet me kolegët,
  • Punon në shërbimet përkatëse të MF,
  • Bënë implementimin e mjekësisë familjare,
  • Ofron këshilla dhe udhëzime pacientëve,
  • Sygjeron, propozon dhe përshkruan terapinë e nevojshme
  • Promovon edukim shëndetësorë
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme
  • Udhëzon tek specialisti konsultant, nëse është e nevojshme konsulta
  • Për punën e vet i jep llogari shefit të shërbimit.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer Fakultetin e Mjekësi së Përgjithshme
  • Të jetë doktor /e i/e regjistruar dhe licensuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ). 

Afati dhe mënyra e aplikimit:

 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22.01.2021 deri më 05.02.2021, (Ora 16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së  Gjilanit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plotë.