Doktor i Mjeksise / i/ e përgjithshme (2)

dragash logo min e1558652293568
QKMF Dragash
Publikuar më
22/07/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Dragash-it shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë / i/ e përgjithshme
  • Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme/ i/e përgjithshme në QKMF,(QMF dhe AMF), “Dr. Adem Berisha ”- Dragash
  • Institucioni: Komuna e Dragash
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (2) dy
  • Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i QKMF Grada/Koeficienti: H-27
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Doktor i Mjekësisë se përgjithshme

  • Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor kontrollon pacientët
  • Cakton diagnozat,
  • Ndërmerr veprimet e mjekimit të pacientëve,
  • Propozon hulumtime dhe masa për trajtimin e sëmundjes,
  • Konsultohet me kolegët,
  • Punon në shërbimet përkatëse të MF,
  • Bënë implementimin e mjekësisë familjare,
  • Ofron këshilla dhe udhëzime pacientëve,
  • Sugjeron, propozon dhe përshkruan terapinë e nevojshme
  • Promovon edukim shëndetësorë
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme
  • Udhëzon tek specialisti konsultant, nëse është e nevojshme konsulta
  • Për punën e vet i jep llogari drejtorit te QKMF-së.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer Fakultetin e Mjekësi së Përgjithshme
  • Të jetë doktor /e i/e regjistruar dhe licencuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(21/06/2021 deri me dt.21/07/2021, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22/07/2021 deri më 05/08/2021 (15:30)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit. Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Komuna e Dragashit | Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dragash 22000 | Republika e Kosovës https://kk.rks-gov.net/dragash/