
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Drejtoria për Shëndetësi-QKMF
- Titulli i pozitës së punës: Doktor i Mjekësisë
- Njësia: QKMF, QMF dhe AMF
- Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
- Koeficienti: 7.2
- Numri i ekzekutuesve; 19 (nëntëmbedhjet)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Pranon pacientin nga infermieria, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore;
- Merr anamnezën;
- Bën inspektimin, auskutimin dhe palpacionin e pacientit;
- Bënë reanimimin kardio pulmonar;
- Egzaminimin rectal;
- Referon pacientin për hulumtime të duhura;
- Cakton diagnozën, trajton pacientin me terapi adekuate;
- Bënë edukimin dhe promovimin shëndetësor, këshillon pacientin;
- Cakton orarin e vizitës së ardhshme;
- Organizon dhe mbikqyr imunizimin
- Cakton vizita
- Merr pjesë, në trajtimin e planit dhe programin e punës;
- Raporton lindjet, vdekjet, sëmundjet ngjitëse tek autoritetet pwrkatëse;
- I referon pacientët tek specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore;
- Përpilon raportet me shkrim lidhur me punën dhe veprimet e tij.
Përgjegjësitë kryesore:
- Organizon punën në vendin e tij të punës;
- Koordinon dhe mbikqyr infermierët me të cilët punon;
- Merr pjesë në mbledhjet profesionale në kuadër të QKMF-së;
- Përcjell dhe studion arritjet e reja të shkencës së mjekësisë;
- Kujdeset për rregullsinë e dokumentacionit mjekësor dhe kujdeset që raportet e punës të arrijnë me kohë në shërbimet përkatëse profesionale;
- Ndërmerr aktivitete për edukimin shëndetësor të popullësisë;
- Kryen detyrat sipas udhëzimeve të mbikqyrësit për mbarëvajtjen e punës ;
- Sipas nevojës kryen edhe detyra të veçanta brenda profesionit të tij.
Kushtet:
- Fakulteti i Mjekësisë-drejtimi : Mjekësi e përgjithshme
- Licenca e punës
- Përvojë pune: Minimumi të ketë të kryer stazhin e detyrueshëm profesional
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e Fakultetit (kopja e noterizuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).
Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 08.02.2021 deri më datën 22.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/. Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.