Doktor/e Specialist/e i/e Mjekësisë Familjare (2)

komuna e vushtrrise e1623918908434
QKMF Vushtrri
Publikuar
10/03/2022
Skadon
24/03/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008350
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 10/03/2022 - 24/03/2022

Në mbështetje të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Udhëzimit  Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të  vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri, nr 99 të datës 31.01.2022,  Komuna e Vushtrrisë, shpall: 

K O N K U R S
(Grup pozitash) 

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë; 
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale 
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” - Vushtrri 

Titulli i vendit të punës: 

  • Doktor Specialist i Mjekësisë Familjare në QKMF “Dr. Safet Idrizi”– Vushtrri. 

Numri i pozitave: Dy (2);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF;
Grada/Koeficienti: 8.4 – H27;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj.
Orët e punës: 40. 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të Sektorit, bazuar në principet e Mjekësisë Familjare;
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve bazuar në udhërrëfyesit standard  terapeutik duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse;
  • Kryen të gjitha punët e mjekut gjatë orarit të punës;
  • Të përcjellë të arriturat më të reja në lëmin e Mjekësisë familjare;
  • Inicon dhe merrë pjesë aktiv në kuadër të ZHVP si dhe kompletimin e dosjes profesionale;
  • Inicon punën ekipore;
  • Të ketë vetiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore;
  • Raporton për çdo ndryshim dhe problem te Shefi i Sektorit të Mjekësisë Familjare;
  • Evidenton dhe paraqet rastet e sëmundjeve infektive dhe kronike;
  • Kryen edhe punë tjera me kërkesë të Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorit të QKMF të bazuara në ligj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorit të QKMF.

Kualifikimi profesional, aftësitë: 

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Përgjithshëm dhe Certifikatën e Specializimit nga  Mjekësia Familjare; 
  • Të ketë licencën e punës për Specialist të Mjekësisë Familjare. 

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm dhe Certifikatën e Specializimit (kopje); 
  • Licenca e punës (kopje); 
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali); 
  • Letërnjoftimi (kopje).  

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 10.03.2022 -24.03.2022. 

Paraqitja e kërkesave 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me  Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim  me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto  pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të  datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion  të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038  200 42 444.  

Sqarim: Në mungesë të kandidatëve (Specialist të Mjekësisë Familjare), në këtë pozitë do të pranohet Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme me koeficient të pagës 7.20. 

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në  linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022
Mjekë Specialistë (5)   Prishtinë
19/05/2022
19/05/2022