Doktor/e Specialist/e i/e Biokimisë Klinike 

lipjan
Komuna Lipjan
Publikuar
24/06/2022
Skadon
08/07/2022
Lokacioni
Lipjan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009108
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 23/06/2022 - 07/07/2022

Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , neni 49 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall: 

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës 

Një (1) Doktor Specialist i Biokimisë Klinike 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen ekzaminimet laboratorike sipas referimeve
  • Përgatit reagensat e nevojshme për punë, aktivizon aparaturat dhe mbikqyrë punën e tyre; 
  • Vlerëson cilësinë e reagensave dhe testeve, bën kalibrimin me kalibrator aparaturave; 
  • Mbikqyrë monitoron materialet e marrura, evidencën dhe distribuimin e tyre
  • Përcjell vazhdimësi procesin e sterilizimit dhe mjeteve për sterilizim, mbikqyrë aplikimin e të gjitha masave nevojshme për punë në kushte aseptike
  • raste të emergjencës pranon dhe kryen analizat laboratorike sipas kërkesës
  • Raportet e analizave laboratorike i verifikon dhe i nënshkruan
  • Aplikon të gjitha masat mbrojtëse për punën në laborator; 
  • Aplikon të gjitha metodat kontrolluese, kalibruese të parapara me protokol të punës me qellim të sigurimit të cilësisë së dhënies së shërbimit
  • Respekton normat dhe kodin e veshjes në përputhje me Rregulloren për Uniformat Zyrtare në QKMF; 
  • Ruan konfidencialitetin e pacientit; 
  • Kryen edhe punë tjera nga lëmia përkatëse

Kushtet dhe kriteret: 

  • Diploma e Fakultetit.
  • Licenca e Punës.
  • Vërtetimi mbi përvojën e punës pak dy vite.
  • Certifikata Shëndetësore.
  • Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan.
  • Vërtetimi nga Policia nuk është nën hetime. Letërnjoftimi kopje

Aftësitë

  • Të ketë aftësi komunikimi
  • Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
  • Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
  • Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.

Paga mujore

  • Koeficienti:8.4
  • Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
  • Puna Provuese gjashtë muaj (6) 

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 23.06/2022 deri me 07.07/2022 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit

Paraqitja e Aplikacioneve: 

Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs. 

Vërejtje: Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen, të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës https//kk.rks-gov.net/lipjan dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës. 

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
22/06/2022
20/06/2022