
Përshkrimi
RN00008894
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 27/04/2022
Afati për aplikim: 27/05/2022 - 03/06/2022
Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114 Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave te konkursit në sektorin publik ,kërkesës nga drejtori i QKMF-së Dragash me nr.02.111/01-26084/21 dhe nr.02.111.01-26085/21 ,Shërbimi i Personelit K. Dragash shpall këtë;
K O N K U R S
Për Komunitete
- Titulli i punës: Doktor i Mjekësisë ( H-Doctor-non specialist H-27)
- Njësia: AMF Brod , si dhe në QMF dhe në QKMF-Dragash,
- Niveli i pagës ;GRIST H-mjek-GP
- Numri i pozitave : 1
- Kontrata: 12 (dymbëdhjetë) muaj me mundësi vazhdimi
- Orari i punes : Me orar të plotë (40 orë në javë).
- I raporton:-Drejtorit të QKMF-së
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përcjellë zhvillimet në mjekësi përmes qasjes për aftësim të vazhduar profesional.
- Evidenton dhe paraqet rastet e sëmundjeve infektive sipas rregullave të ISHP.
- Bënë vizitën, kujdesin dhe shërimin e pacientit .
- Kryen vizita sipas nevojës edhe jashtë institucionit për pacientet e sëmur kronik,
- Referon pacientet në shërim të kujdesit sekondarë ose terciar
- Bënë diagnostikimin dhe përcakton terapinë,
- Mbanë kujdestarinë sipas orarit të caktuar në QKMF dhe sipas nevojave dhe në QMF.
- Kryen edhe punë të tjera sipas urdhrave të Drejtorit të QKMF-së.
Kualifikimet
- Fakulteti i Mjekësisë /Drejtimi i përgjithëshem
- Licenca nga Ministria e Shendetesise .
- Certifikata qe nuk eshte nën hetime nga Gjykata ,
- Vertetimi nga Policia që nuk ka te kaluar kriminale.
Dokumentet dhe shkathtësit e kërkuara.
- Licenca e punës,Certifikatë e lindjes ,kopje të dokumentit identifikues
- Njohja e punes me kompjuter
- Njohja e gjuheve zyrtare
- Të posedoj aftësi dhe shkathtësi profesionale për të punuar në shoqëri multietnike
Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 8 ditë, aplikacionet dorëzohen nga 27/05/2022deri 03/06/2022 (15:00).
Formularët për aplikim mund të merrën në Zyren e personelit të KK Dragashit-zyrja nr.9.dhe të kompletuara dorzohen në zyrën e pranimit K. Dragash.
Aplikacionet e dërguara pasë dates së fundit si dhe ato të pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.
Shërbimi I Personelit