Doktor/e i/e Mjekësisë (6), Doktor/e Familjar me specilizim (2)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
17/02/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 8 të Ligjit Nr.03/212 i Punës , Komuna e Drenasit shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Titulli i vendit të punës:

6 (gjashtë) Doktor Mjekësisë dhe
2 (dy) Doktor familjarë me specializim

Në Kujdesin Parësor Shëndetësor ( QKMF, QMF dhe AMF)

  • Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF “Dr.Hafir Shala”
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: (8) tetë
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefit të Njësisë, Drejtorit të – QKMF-së
  • Grada/Koeficienti: Doktor Familjar Titulli: H-27 , Grada :H-565
  • Grada/Koeficienti: Doktor familjarë me specializim Titulli:H-20, Grada:H-659 , ,
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Detyrat dhe Përgjegjësit për Doktor i Mjekësisë

Qëllimi i përkshkrimit të pozitës është përcaktimi i kompetencave të Mjekut të përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase, të bazuara në dëshmi përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të ngushtë nga ana e Mjekut Familjar. Mjek i përgjithshëm ka për detyrë të promovojë dhe përparojë shëndetin e individit , pacientit dhe familjes, duke pasur parasysh aspektin demografik dhe ambiental. Ofron kujdes gjithëpërfshirës dhe përkrahje psikosociale-fizke, për të gjithë pa dallim kulturë, besim, race , ngjyrë, gjini a moshë, statusi social, apo vlera të përceptuar ekonomike.

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësn e bazuar në deshmi ;
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episode e jetës nen mbikqyrje të Mjekut Familjar;
  • Harton dhe zhviollon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrje të Mjekut Familjar;
  • Përcakton diagnoz diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjisë;
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoloshentëve ;
  • Kujdesi për përsonat e moshuar dhe në nevojë;
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike;
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të mjeksisë familjare sipas nevojës;
  • Referon pacientin te specialist i mjeksisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  • Kujdesi i vazhdueshëm për pacientet me sëmundje kronike jo ngjitëse;
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike);
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete(grupet vulnerabile , vendet rurale, shkolla, komunitete);
  • Zbatimi i programit të vaksinimit;
  • Edukimi shëndetesor
  • Inkurajohet nga puna ekipore mjeku familjare, infermieret familjare, infermieret ne komunitet;
  • Vlerëson efektin e kujdesit te ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon poblemet dhe kerkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre;
  • Përcaktohet nga mjeku familjare si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit, aftësitë dhe kualifikimet, për të përmbushur nevojat e institucionit;
  • Merr pjesë në trajnime, vlerëson të kompetencave, orientom dhe edukim;
  • Komunikon qartë , sakt dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë knaqëshmëritë në punë;
  • Kryen punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi;
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
  • Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshem professional;
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
  • Përcjellja e sëmundëshmërisë nën mbikqyrje të mjekut familjar;
  • Identifikimi i grupeve të veqanta të rrezikut;
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës;
  • Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësimin e intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit;
  • Demonstron shkathtësi optimale klinike profesionale;
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP;
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësim të kompetencave;
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve: 

  • Të jetë banorë I Republikës së Kosovës
  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë;
  • Të jetë i /e regjistruar dhe licencuar në OMK;
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i/e përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të këtë shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip, si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja dhe të punës me kompjuter;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulturë, etnike, religjioni apo race;
  • Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në

TITULLI I PUNËS: Specialist i Mjekësisë Familjare

Detyrat dhe Përgjegjësit e Specialistit të Mjekësisë Familjare

Qëllimi i përshkrimit të pozitës ëshë përcaktimi i kompetencave të Mjekut Familjar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase, të bazuara në deshmi, përmes bashkëpunimit të ngushtë të anëtarit tjerë të ekipit të mjekësisë familjar, si portë hyrëse, për të gjithë kerkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetesor dhe pikë referuese për specialistët konsultativ në nivelet tjera të kujdesit shëndetësor. Mjeku familjar ka për detyrë të promovojë dhe përparojë shëndetin e individit pacientit dhe familjes, duke pasur parasysh aspektin demografik dhe ambiental. Ofron kujdes gjithëpërfshirës dhe përkrahje psiko-fizike, për të gjithë pa dallim culture, besimi, race, ngjyre, gjinie, moshe, statusi social, apo vlera të perceptuara ekonomike.

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësn e bazuar në deshmi ;
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin, pacientin dhe familjen në të gjitha episode e jetës nen mbikqyrje të Mjekut Familjar;
  • Harton dhe zhviollon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrje të Mjekut Familjar;
  • Përcakton diagnoz diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë;
  • Benë zbulimin e hershëm të shtatzënisë, ofron kujdes antenatal dhe kujdeset për planifikim familjar;
  • Kujdeset për shëndetin e fëmijëve përmes menaxhimit të integruar të sëmundjeve të fëmijëve (sipas MISI-it, përcjelljes sistematike të rritjes dhe zhvillimit të foshnjeve dhe fëmijëve si dhe kujdesit për adoleshentë dhe tinejxherë;
  • Kujdeset për shëndetin e meshkujve;
  • Ofron kujdes për shëndetin e të moshuarve dhe kujdes paliativ;
  • Bënë identifikimin e hershëm të shenjave alarmuese që sigurojnë kujdes të përshtatshëm dhe të ofrojnë kujdes të vazhdueshëm për pacient me qrregullime të shëndetit mental;
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe ne mënyrë adekuate;
  • Kujdeset për lëndimet e vogëla (kirurgjia e vogël);
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike, komunikon rezutatet në përshtatje në kornizën kohore;
  • Bënë hulumtime tjera diagnostifikuese varësisht nga kompetencat e fituara me programe specifikuese të EVM;
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të niveleve të tjera sipas nevojës;
  • Referon pacientin për kujdes spitalor dhe kerkon informatën kthyese për përcjelljen e pacientit;
  • Kujdesi vazhdueshëm shëndetesor , përfshirë vizita

Kujdesi vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse dhe programe kontrolluese për sëmundjet kronike jo ngjitëse;

  • Hipertensioni;
  • Astma;
  • Diabeti
  • Sëmundjet malinje
  • Sëmundjet kardiovaskulare;
  • Sëmundjet te shëndetit mendor

Kontrolli sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike):

  • TB;
  • Hepatiti;
  • Sëmundjet seksualisht transmisive;
  • HIV AIDS;
  • Të tjera;

Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerabile, vendet rurale, shkolla, komunitete);

  • Zbatimi programit të vakcinimit;
  • Edukimi shëndetësor
  • Inkurajon punën ekipore (mjekun e përgjithshëm, stomatologun, infermieret familjar, infermieret në komunitetet dhe asistentin e stomatologut;
  • Përcakton anëtarët e ekipit në përputhje me nevojat e pacientit, aftësitë dhe kualifikimet e stafit për të përmbushur nevojat e institucionit;
  • Pjesëmarrje në trajnime, vlerësim të kompetencave, orientim dhe edukim për të punësuarit e rinjë;
  • Komunikon qartë, saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmërin në punë të personelit;
  • Shërben si burim i njohurive dhe shkathtësive për anëtarët tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike.
  • Kryen punë administrative, krijimin e Listës së pacientëve sipas moshës, gjinisë dhe plotësimi i rregullt dhe i saktë i dosjeve mjekësore ku përfshihen edhe caktimi i vizitave të rregullta për pacientët;
  • Evidenton dhe raporton rastet e sëmundjeve infective, sëmundjet kronike jo masovike dhe sëmundjeve malinje në Institutin Kombetar të Shëndetit Publik;
  • Vepron në mënyrë profesionale duke respektuar rregulloren për KPSH dhe vepron në mpërputhje me të gjitha rregulloret procedurat dhe politikat e MSh në fuqi;
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
  • Nënshtrohet programit nacional të Edukimit të Vazhdueshëm Mjeksor;
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
  • Përcjellja e sëmundëshmërisë;
  • Identifikimi i grupeve të veqanta të
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjellë vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
  • Merr pjesë edhe në hartimin e protokolleve klinike ;
  • Zhvillon audite mjeksore në institucionin përkatës;
  • Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit;
  • Demonstron shkathtësi të larta klinike profesionale;
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP;
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësim të kompetencave;
  • Respekton plotësisht konfidenciaolitetin;
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të jetë banorë I Republikës së Kosovës
  • Të ketë të kryer Specializimin në Mjekësi Familjare;
  • Të jetë i /e regjistruar dhe licencuar në OMK;
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i/e përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të këtë shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip, si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja dhe të punës me kompjuter;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulturë, etnike, religjioni apo race;
  • Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në

Dokumentet e nevojshme: 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit e noterizuar ;
  • Licenca e punës orgjinale (e noterizuar);
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nosrifikuara diplomat Nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (orgjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit htts://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 15.01.2021 deri me dt.13.02.2021, ndërsa data e aplikimit është nga dt.15.02.2021 deri me 22.02.2021. Përveç webfaqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.

Komuna e Drenasit/Gllogocit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në ndërtesën e QKMF-së - Zyra Juridike, kati 2.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në QKMF,- Zyra Juridike, kati 2.

Listime të ngjashme

Vende të lira pune (3)   Skenderaj e re
26/02/2021
Mjek/e të Përgjithshëm   Hani i Elezit
25/02/2021