Doktor/e i/e Mjekësisë (2)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
29/05/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Vendimit të Kryetarit të Komunës së Skenderaj nr.02-111/01-001433/20 të datës 03.03.2020 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

K O N K U R S
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë Dy (2) pozita

Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : 7.20 , H-27
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF –ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar  nga punëdhënesi .
  • Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara .
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP . I përmbahet etikës mjekësore .
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare . Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon. Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.
  • Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit të MF, kryen edhe punë tjera.

Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së. Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë
  • Kopjen e Licencës sëPunës
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues .

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës

Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes publike në Gazetë Ditore dhe mjete tjera të informimit.

Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.netper konkursin per dy doctor te mjekesise , Është prej datës 30.04.2021 deri 29.05.2021, ndërsa data kur fillon aplikimi është 31.05.2021 deri 14.06.2021 - 15 ditë.

Listime të ngjashme