
Përshkrimi
RN00008535
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/03/2022
Afati për aplikim: 04/04/2022 - 11/04/2022
Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit, shpall:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Drejtoria për Shëndetësi-QKMF
- Titulli i pozitës së punës: Doktor i Mjekësisë
- Njësia: QKMF, QMF dhe AMF
- Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)
- Koeficienti: 7.2
- Numri i ekzekutuesve: 12 (dymbëdhjetë)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Pranon pacientin nga infermieria, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore;
- Merr anamnezën;
- Bën inspektimin, auskutimin dhe palpacionin e pacientit;
- Bënë reanimimin kardio pulmonar;
- Egzaminimin rectal;
- Referon pacientin për hulumtime të duhura;
- Cakton diagnozën, trajton pacientin me terapi adekuate;
- Bënë edukimin dhe promovimin shëndetësor, këshillon pacientin;
- Cakton orarin e vizitës së ardhshme;
- Organizon dhe mbikëqyrë imunizimin;
- Cakton vizita konsultative;
- Merrë pjesë, në trajtimin e planit dhe programin e punës;
- Raporton lindjet, vdekjet, sëmundjet ngjitëse tek autoritetet përkatëse;
- I referon pacientët tek specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore;
- Përpilon raportet me shkrim lidhur me punën dhe veprimet e tij.
Përgjegjësitë kryesore:
Kushtet:
- Organizon punën në vendin e tij të punës;
- Koordinon dhe mbikëqyrë infermierët me të cilët punon;
- Merrë pjesë në mbledhjet profesionale në kuadër të QKMF-së;
- Përcjellë dhe studion arritjet e reja të shkencës së mjekësisë;
- Kujdeset për rregullsinë e dokumentacionit mjekësor dhe kujdeset që raportet e punës të arrijnë me kohënë shërbimet përkatëse profesionale;
- Ndërmerr aktivitete për edukimin shëndetësor të popullësisë;
- Kryen detyrat sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit për mbarëvajtjen e punës ;
- Sipas nevojës kryen edhe detyra të veçanta brenda profesionit të tij.
Kushtet:
- Fakulteti i Mjekësisë-drejtimi: Mjekësi e përgjithshme
- Licenca e punës
- Përvojë pune: Minimumi të ketë të kryer stazhin e detyrueshëm profesional
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e Fakultetit (kopja e noterizuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).
Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike, duke filluar nga data e publikimit më 04.04.2022 deri më datën 11.04.2022 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit tëparaparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mundtë aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunalenë Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në konkursi.rks- gov.net, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, oseçfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin eaplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siçparashihet me Ligj.