Dizajner Grafik

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
17/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Dizajn  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

Kompania AZTECH shpall konkurs - vend të lirë pune në përpozitën:

Dizajner grafik

Përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e dizajneve të marketingut
  • Përgatit materiale për postime dhe për oferta në formatin e rrjeteve sociale
  • Përshtatë dizajnet sipas llojit të materialit të kërkuar
  • Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas ecurisë së punës në marketing.

Kushtet:

  • Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë,
  • Shkathtësi dhe njohuri në Programet e Adobe (përparsi kanë ata që dinë Adobe After Effect dhe Adobe Premiere Pro),
  • Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të dizajneve nga zero,
  • Portfolio me punime të deritanishme,
  • Shkathtësi të mira komunikuese,
  • Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë,
  • Korrektësi dhe mirësjellje në punë.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovarë,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 07.10.2021

Për informatën tuaj,vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Prano njoftimet me email