Dizajner Grafik

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
06/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Dizajn  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Dizajneri/ja  Grafik/e  i raporton Menaxherit te Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon zgjidhje në dizajn brenda afatit të caktuar.
  • Interpreton nevojat e menaxherëve të projekteve dhe zhvillon koncepte qe i’u përshtaten qëllimeve të tyre.
  • Zhvillon ide dhe koncepte të reja.
  • Siguron që produktet të jenë pa gabime dhe me cilësi të lartë.
  • Propozon ide dhe dizajnon vepra artistike të nevojshme për kompaninë.
  • Punon në faqosje dhe vepra artistike të cilat janë të gatshme për shtypje.
  • Rishikon faqosjet përfundimtare dhe sugjeron përmirësime nëse nevojitet.
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësive.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”; Adobe in Design, Ilustrator, Photoshop, Acrobat.
  • Njohuri të mira në Adobe Flash Professional.
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi në punë ekipore dhe për të mbështetur angazhimin e punonjësve.
  • Aftësi për ti’u kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësi të raporteve dhe të dhënave.

Përvoja e punës e kërkuar: përvojë në dizajn grafik min. 2 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 09.07.2020.

Apliko online.