Digital Trade Engagement Executive

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Publikuar më
12/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Korporata BUÇAJ shpall konkurs për pozitën “Digital Trade Engagement Executive” 

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Krijimi i shablloneve dhe dërgimi i detyrave tek blerësit;
  • Miratimi i detyrave për blerësit;
  • Edukimi i blerësve;
  • Bënë raportime të rregullta;
  • Monitoron dhe ekzekuton sistemin e shpërblimit për të gjitha pikat shitëse;
  • Komunikim me ekipet në teren;
  • Përputhja e detyrave me audiencën;
  • Mban komunikim me forcën shitëse në teren dhe ekipin e Korporatës;
  • Asistim në çështje teknike.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Kandidatët duhet të kenë të kryer shkollimin e lartë. E preferueshme në këto fusha: Ekonomi, IT,   Menaxhment dhe Informatikë;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të paketës Office (veçanërisht programit excel);
  • Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë dhe bashkëpunëtor;
  • Të jenë të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
  • Preferohet që të kenë njohuri elementare për Graphic & Web design;
  • Preferohet që të kenë njohuri elementare për Html  & CSS;
  • Preferohet që të kenë përvojë në këto fusha: Marketing, IT, Telekomunikim, Digjitalizim.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni (Digital Trade Engagement Executive).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Prill 2021 deri më 23 Prill 2021.