Depoist/e (Praktikant/e)

64x64 komuna e gjakoves logo
Ngrohtorja e Qytetit SH.A.
Publikuar më
21/10/2020
Qyteti
Gjakovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

N.P. ”Ngrohtorja e Qytetit” SH.A. Gjakovë në bazë të Ligjit të punës Nr. 03/L-212, Neni 8 dhe 16 i shpallur në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010, si dhe në bazë tëUdhëzimit Administativ ( MPMS ) NR. 07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, shpallë këtë:

KONKURS

Pozita e punës–Depoist (Praktikant për periudhën 6 mujore).

Detyrat, përgjegjësitë dhe Autoritetet,

  • Angazhohet në trajnime për pranimin dhe trajtimin e lëndës së parë-BIOMASËS.
  • Merr pjesë në punët e përditshme sipas orarit të caktuar.
  • Asiston Depoistin në punët ditore.
  • Përgatitët për të marrë përgjegjësitë pas zbatimit të projektit të Kogjenerimit.
  • Për punën e tij drejtpërdrejt i përgjigjet Zyrtarit Kryesor Financiar.

Kualifikimi dhe aftësitë:

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV
  • Të posedojë së paku diplomën e shkollës së mesme (ekonomike/gjimnaz).
  • Vërtetim mbi përvojën në punë si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe eksperiencës.
  • Përvojë së paku 1 vjeqare në profesion.(E preferueshme)
  • Certifikata që nuk është në hetime për ndonjë vepër penale.(jo më e vjetër se 6 muaj).

Kërkesat shtesë:

  • Të ketë aftësi dhe të jetë bashkëpuntor i mirë,
  • Të jetë person me integritet dhe besueshmëri në punë.
  • E preferueshme përvoja e punës e mëhershme në Ndërmarrjet që zhvillojnë aktivitet të ngjajshëm.
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze.
  • Të posedojë dëshmi të trajnimeve profesionale (e preferueshme).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, prej datës 21.10.2020 deri me datën 04.11.2020 në
16.00h.

Testimi dhe intervistat mbahen në lokalet e ndërmarrjes pas përfundimit të afatit të konkursit. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me shkrim përmes E-mail adresës së shënuar në CV. Dokumentacionet e kompletuara dorëzohen në N.P.”Ngrohtorja e Qytetit” SH.A. Gjakovë, Rr Tirana p.n.

Vërejtje: Aplikacionet e pa kompletuara sipas kritereve të konkursit do të anulohen dhe nuk do të shqyrtohen.

Listime të ngjashme

01/12/2020
01/12/2020
01/12/2020
01/12/2020
01/12/2020