
Përshkrimi
Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofron 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova. Bursat mbështeten nga TIVE Inc, ndërsa programi i hapur për aplikime është “Software Development”.
Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.
Programi i cili ofrohet për kandidatet nga Kosova – Part Time Online Bootcamp, do të zgjasë 32 javë, nga 35 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjerata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo.
Kurikula përfshinë:
- Web Fundamentals (HTML5, CSS3, JavaScript);
- Python Full Stack (Python, MySQL, Flask, Ajax, APIs, jQuery);
- MERN Full Stack (Mongo DB, Express, React, Node.js, Advanced JS, NPM, Socket.IO);
- Java Full Stack (Java 8, JSP, Spring MVC, MySql, JPA Hibernate, JUnit, Thyme Leaf, Tomcat, JVM);
- Projects & Algorithms
Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.
Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:
1. Afati i fundit për aplikim: 30 Mars 2022;
2. Vegëzën për aplikim e gjeni këtu;
3. Prisni ftesën (email) për paraqitje në testin me shkrim;
4. Testim mbahet fizkisht ne ICK më 1 Prill ;
5. Rezultatet e testit publikohen më 2 Prill;
6. Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjeratat më 4 Prill.