Bursa për studentë të Universiteteve Publike BA MA

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
21/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ofron bursa duke u bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë nr.04//L-037, prioritetet nacionale dhe interesat strategjike të vendit që synojnë mbështetjen e studentëve me bursa studimi për studentët e shkëlqyer në programet e studimit në fusha prioritare, për studentët me aftësi të kufizuara, rritjen e kapaciteteve në shkenca teknike, mbështetur në Udhëzimin administrativ nr. 14/2017 të datës 06.12.2017 dhe vendimin e Ministrit nr. 01B-123

SHPALL KONKURS

PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

Kushtet dhe kriteret

  1. Për fitimin e bursës së MASH, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
    • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;
    • Të kenë të përfunduar të gjitha provimet paraprake dhe kreditë e fituara për vit  akademik, pa përsëritje të vitit;
    • Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;
    • Të gjitha fushat e studimit sipas UA 14/2017, duhet të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.0;
    • Kriteret në pikën nr. 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5, përjashtohen për studentët me aftësi të kufizuara.

Kategoritë e studentëve me përparësi

  1. Kategoritë e kandidatëve që do të kenë përparësi për fitimin e bursës nga MASH, në kushte të barabarta me studentët tjerë janë:
  • Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;
  • Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Fëmijët e të zhdukurve të luftës;
  • Fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale;
  • Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politik;
  • Fëmijët të cilët janë më tepër se një student nga një familje;
  • Kriteret dhe kushtet për studentët me aftësi të kufizuara, janë sipas udhëzimit

Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët

  1. Formulari i aplikacionit nga MASH, i cili mund të shkarkohet në linkun e MASH- https://mash.rks-gov.net/, për bursë drejtuar MASH.
  2. Certifikata e lindjes origjinale.
  3. Vërtetimi i statusit të studentit duhet të jetë i afatit të shtatorit për vitin akademik 2020-2021.
  4. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare dhe kreditë e fituara të cekura.
  5. Kopja e letërnjoftimit.
  6. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
  7. Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.

Kandidatët e kategorive sipas nenit 4 të UA 14/2017 duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi valide nga organet kompetente.

Procedurat e aplikimit

  • Aplikimi bëhet online në email-in e MASH mash@rks-gov.net publike.
  • Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
  • Nuk kanë të drejtë aplikimi studentët absolvent dhe studentët me studim 1 vjeçar Master
  • Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASH.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 21.10.2020 deri më 04.11.2020, në ora 16:00.

E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASH, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASH.

Shpallja e plotë dhe aplikacioni.