Bursa për studentë të Komunës së Prizrenit

64x64 prizren logo
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
15/06/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 11 dhe 58 shkronja b, d dhe g të Ligjit nr. 037L-040 për Vetëqeverisje
Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 2812008), nenit 51 të Statutit të Komunës së
Prizrenit nr. 017011-5643 të datës 15.10.2008, kryetari i Komunës, shpall këtë:

Konkurs
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

Komuna e Prizrenit ndanë gjithsej 80 bursa për studentët e Komunës së Prizrenit, për vitin
akademik 2020/2021. Së paku 1099 e këtyre bursave, do të ndahen për studentët e komuniteteve jo shumicë të Komunës së Prizrenit. Bursat do të ndahen për këto fusha të studimit për nivelin bachelor:

Fakulteti i Arteve ... tre (3) bursa
Fakulteti i Shkencave Sportive ... tre (3) bursa
Fakulteti Juridik ... tetë (8) bursa
Fakulteti Ekonomik ... tetë (8) bursa
Fakulteti Filologjik ... katër (4) bursa
Fakulteti i Edukimit ... nëntë (9) bursa
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ... shtatë (7) bursa
Fakulteti Filozofik ... katër (4) bursa
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ... tre (3) bursa
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ... tre (3) bursa
Fakulteti i Mjekesise ... njëmbëdhjetë (11) bursa
Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore ... pesë (5) bursa
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ...: shtatë (7) bursa

Studentët që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor si dhe studime pasuniversitare -
master, për vitin akademik 2020/2021 ... pesë (5) bursa

Kriteret e përgjithshme

1. Të kenë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa
2. Të mos jetë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër me përjashtim për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit
3. Të mos jetë përsëritës i vitit akademik
4. Të jenë banorë të Komunës së Prizrenit për së paku 10 vite.

Kriteret e veçanta për pikëzim

  1. Nota mesatare mbi 9 (nëntë) vlerësohet me 50 pikë
  2. Nota mesatare mbi 8 (tetë) vlerësohet me 30 pikë
  3. Studentët me asistencë sociale vlerësohen me 20 pikë
  4. Studentët që studiojnë në lëndët deficitare vlerësohen me 15 pikë
  5. ai/ajo, që studion së bashku me një anëtar tjetër nga e njëjta familje vlerësohet me 10 pikë
  6. ai/ajo, që nuk i ka prindërit në jetë vlerësohet me 10 pikë
  7. Studentët me nevoja të veçanta vlerësohen me 10 pikë.

Vëmendje: Kriteret e veçanta sipas pikës 5, vlerësohen vetëm për një student të asaj familje dhe vetëm nëse dëshmojnë me dokumentacion zyrtar se të gjithë studentët e asaj familje i plotësojnë kriteret e përgjithshme.

Në kushtet dhe kriteret e njëjta të përcaktuara më sipër, do tu jepet përparësi studentëve të familjeve të dëshmorëve, të viktimave civile të luftës, të veteranëve, të invalidëve të luftës, të gjinisë femërore, studentëve të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës dhe studentëve që udhëtojnë nga fshati më larg se 15 km.

Në rast të mungesës së aplikacioneve të mjaftueshme të parapara për bursa në një fushë të caktuar, ose në rast të mungesës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë konkurs, numri i bursave të parapara për atë fushë, do të shpërndahet për studentët e fushave të tjera relevante të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara, sipas vlerësimit të komisionit vlerësues.

Dokumentet e domosdoshme për aplikim

1. Aplikacioni sipas formës së Komunës,
2. Kopja e letërnjoftimit:
3. Certifikata / Ekstrakti i lindjes:
4. Kopja e ID- së së studentit:
5. Vërtetim se studenti ka regjistruar vitin akademik 2020/22021 (origjinale),
6. Certifikata e notave (origjinale):
7. Vërtetim që studenti nuk është përfitues i bursës nga Universiteti apo Ministria e Arsimit (origjinale)
8. Certifikata për përfundimin e shkollës fillore (kopje): (Në rast të mungesës së këtij dokumenti, do të konsiderohet se aplikuesi nuk është banorë i Komunës së Prizrenit për më tepër se 10 vite)
9. Vendimil Vërtetimi se është anëtar i ngushtë i familjes së dëshmorëve, (për antarët e familjeve të dëshmorëve)
10. Vendimi1 Vërtetimi që dëshmon se aktualisht është shfrytëzues i ndihmës sociale (origjinale): (Për anëtarin e ngushtë të familjes në asistencë sociale )
11. Certifikata e vdekjes së prindit: (Për studentët pa prindër)
12. Certifikatat / Ekstraktet e lindjes për të gjithë student anëtar të ngushtë të asaj familjeje si dhe kopja e ID së studentit (Për anëtarët e ngushtë të së njëjtës familje)
13. Vendimi 1 Vërtetimi zyrtar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (Për studentë me nevoja të veçanta).

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara sipas kritereve të lartcekura, dhe ato të dorëzuara pas
afatit zyrtar të përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa, për kushtet e shfrytëzimit të saj do të nënshkruajnë kontratë të veçantë, ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi
refuzohen. Aplikacioni i kërkesës merret në ueb faqe dhe i plotësuar dorëzohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale
në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren., çdo ditë pune prej orës 09:00
deri 15:00.

VËMENDJE: Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të papranueshme. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë. lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Legjislacionin në fuqi.

Shpallja e plotë dhe aplikacioni.

Listime të ngjashme