Bursa për shkrimin e artikujve bazuar në parimet e verifikimit të fakteve

birn logo e1558771850980
BIRN
Publikuar
22/02/2022
Skadon
15/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Lloji
Bursa  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Thirrje për aplikim: 10 bursa për shkrimin e artikujve bazuar në parimet e verifikimit të fakteve

BIRN Kosova shpall thirrje të hapur për të gjithë gazetarët dhe studentët e gazetarisë në Kosovë që janë të interesuar të jenë përfitues të një nga 10 bursat në vlerë 500 dollarë (bruto e brutos).

Me këto bursa dhe nën mentorimin e redaktorëve dhe gazetarëve seniorë të BIRN, përfituesit do të realizojnë hulumtime apo analiza duke u bazuar në parimet e verifikimit të fakteve.

Propozimet fituese do të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga redaktorët e BIRN-it që janë të specializuar në verifikim të fakteve. BIRN-i do të përpiqet për përfaqësim të barabartë gjinor mes anëtarëve të përzgjedhur.

10 përfituesit e bursave do të fillojnë bashkëpunimin me redaktorët e BIRN në momentin e përzgjedhjes. Po ashtu, gjatë periudhës së mentorimit, të përzgjedhurit do të trajnohen nga FindBug në një trajnim njëditor se si të përdorin platformën për lajme të rreme që është duke u krijuar si pjesë e projektit.

Bursa do të zgjasë për një periudhë prej pesë muajsh.

Thirrja është pjesë e projektit “Promovimi i verifikimit të fakteve për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformatat në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Qëllimi i këtij projekti është të luftojë lajmet e rreme dhe dezinformatat, të ofrojë trajnime praktike për gazetarët aspirantë dhe të përmirësojë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me gazetarinë profesionale duke krijuar një platformë që përdor të dhënat publike dhe burimet e kontrollit të fakteve.

Kush mund të aplikojë?

Gazetarët seniorë, studentët e vitit të tretë në gazetari dhe pjesëmarrësit e ciklit të trajnimeve për fact-check (Gjilan, Prizren, Prishtinë), të cilët janë të interesuar për të qenë përfitues të njërës nga 10 bursat dhe të përfitojnë edhe nga përvoja e redaktorëve të BIRN-it gjatë mentorimit. Përveç individualisht, gazetarët dhe studentët e gazetarisë mund të aplikojnë edhe në grupe të vogla nga dy apo tre persona.

Si duhet aplikuar?

Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimet me temat të cilat dëshirojnë t’i shkruajnë. Idetë duhet të jenë të qarta dhe të përmbajnë detaje mbi temën që do të trajtohet, mënyra si do të trajtohet, burimet që do të kontaktohen, etj.

Propozimi i stories duhet të hartohet në bazë të kritereve të shkruara më poshtë:

  • Impaktin e stories në publik
  • Gjithëpërfshirjen
  • Trajtimin e veçantë të problemit të lajmeve të rreme
  • Përdorimin e teknikave të verifikimi të fakteve

Propozimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni CV-në. Në rast se keni artikuj të mëhershëm jeni të mirëseardhur t’ia bashkëngjitni aplikimit tuaj. Preferohet të jenë artikuj që kanë të bëjnë me verifikim të fakteve por përjashtim nuk bëjnë edhe artikujt e tjerë.

Propozimet duhet të dërgohen në emailin: dorentinakastrati@jetanekosove.com

Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2021, ora 16:00 (sipas kohës lokale).

Shpalljet e ngjashme