Bursa nxënësit e shkollave të mesme të larta komunitetit RAE

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Publikuar më
22/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpall: 

KONKURS  

Për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali  dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022 

Kushtet e përgjithshme për ndarjen e bursave: 

Bursat ndahen për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të regjistruar në klasën  e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në  Republikën e Kosovës, për vitin shkollor 2021/2022. 

Qëllimi i projektit të bursave: 

Qëllimi i projektit për ndarjen e bursave është ofrimi i mbështetjes financiare për nxënësit e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe  Inovacionit mbështet politika dhe programe të cilat sigurojnë arsimim kualitativ edhe për  nxënësit e komuniteteve. 

Objektivat kryesore të projektit janë: 

  1. Përfshirja e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e  mesëm të lartë në shkollat publike të Republikës së Kosovës; 
  2. Sigurimi i iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e  mësimit tek nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  3. Rritja e numrit të nxënësve të cilët do të ndjekin arsimin e mesëm të lartë, përmes  mbështetjes financiare me bursa; 
  4. Ngritja e suksesit të nxënësve duke iu ofruar mbështetje financiare.  

Dokumentet e nevojshme për aplikim: 

  1. Vërtetimi nga shkolla se nxënësi është në njërën nga klasat e shkollës së mesme  të lartë në shkollat publike të Republikës së Kosovës për vitin shkollor  2021/2022; 
  2. Dëftesa origjinale për shikim dhe kopja e të njëjtës për kryerjen e shkollës së  mesme të ulët (6-9) - arsimit të obligueshëm, ose dëftesa mbi përfundimin e vitit  paraprak të shkollës së mesme të lartë; 
  3. Aplikacioni i plotësuar, të cilin mund ta shkarkoni në web faqen e Ministrisë së  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) http://masht.rks-gov.net/
  4. Për raste sociale – Vërtetimi nga Qendra për Punë Sociale i cili vërteton se familja  merr ndihmë sociale dhe Vërtetimi nga Qendra për Punësim për statusin e  punësimit për të dy prindërit (1, apo kujdestarin) që të dy prindërit janë të  papunë; 
  5. Në rast se prindi është në marrëdhënie pune preferohet të sillet kontrata e punës; f. Për fëmijët jetimë – të dorëzohet vërtetimi nga Qendra për Punë Sociale; g. Ekstrakti i lindjes dhe në rast të posedimit të letërnjoftimit apo pasaportës të  sillet kopja e dokumentit; 
  6. Vetëdeklarimi për përkatësinë etnike nga aplikuesi; 
  7. Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës (personale dhe/apo e prindit); 
  8. Të gjithë që posedojnë llogari bankare valide të sjellin kopjen e llogarisë  personale apo të prindit. 

Vërejtje: 

Llogarija bankare duhet te jete rrjedhëse dhe jo e kursimeve apo e pensionisteve

Kriteret për ndarjen e bursave: 

Përzgjedhja e fituesve të bursave do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në vijim:

a) Suksesi i bazuar në notë mesatare nga shkolla/klasa paraprake;
b) Vërtetimi për gjendjen socio – ekonomike të nxënësit (punësimin e prindit, statusin  familjar dhe jetesën) – vërtetimi nga Qendra për Punë Sociale;
c) Vendbanimi (distanca shkollë – shtëpi);
d) Gjinia e nxënësit (kandidatët femra kanë përparësi në përzgjedhje);
e) Mungesa e përkujdesit prindëror (sipas dëshmisë). 

Kandidatët rangohen sipas numrit të tërësishëm të pikëve të fituara nga kriteret e përcaktuara  me këtë konkurs. 

Afati i aplikimit dhe përzgjedhja e përfituesve: 

Afati për aplikim fillon më 22.10.2021 dhe mbaron më 05.11.2021 

Aplikimi pas përfundimit të afatit të lartshënuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do  të shqyrtohet.

E drejta e ankesës do të mund të bëhet brenda tri ditëve, nga dita e shpalljes së listës së përfituesve. Rezultatet do të shpallen më së largu deri më 30 nëntor 2021 në ueb faqen e  MASHTI-it http://masht.rks-gov.net/publikimet

Lartësia dhe numri i bursave: 

Lartësia e bursave është 30 euro në muaj, apo 300 euro për një vit mësimor. 

Numri i bursave do të përcaktohet në bazë të mjeteve të cilat janë në dispozicion për vitin  shkollor 2021/2022. 

Pagesa e bursave bëhet gjatë vitit mësimor, përmes xhirollogarisë, në bazë të kësteve të  përcaktuara nga Komisioni i MAShTI, në 1 apo më shumë këste.  

Mënyra e aplikimit:  

Forma e aplikimit dhe dokumentacioni përcjellës i kërkuar sipas këtij konkursi dorëzohet në  MASHT në katin e përdhesë – zyre nr. 4, Rruga: Agim Ramadani, 10 000 Prishtinë. Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret për përfitim të bursës, ka afat  ankese brenda 3 ditëve, nga koha e shpalljes së rezultateve në web faqen e MASHTI. 

Ankesa do t'i paraqitet Komisionit përzgjedhës për ndarjen e bursave (në MASHTI) dhe në raste  të jashtëzakonshme edhe komisionit për ankesa dhe parashtresa në MASHTI. Ankesa duhet të  jetë e arsyetuar dhe të ketë të bashkëlidhura dokumentet që e argumentojnë ankesën. Përgjigjja  në ankesë do të jepet brenda 3 ditësh. 

Sipas vendimit të Komisionit përzgjedhës për ndarjen e bursave, MAShTI nxjerr vendim për  përfituesit e bursave. Bursa jepet pa obligim për kthim. MASHTI-i, do ta bëjë monitorimin e  vijueshmërisë së nxënësve përfitues. Shfrytëzuesit të bursës do t’i ndërpritet bursa në rast se  është përfitues i ndonjë burse tjetër, nëse braktis shkollimin, apo ka numër të paarsyeshëm të  mungesave në vijueshmëri të mësimit dhe ka rënie të madhe të suksesit. Puna me palë në  MASHTI-Prishtinë bëhet çdo ditë pune prej orës 09:00 -12:00 dhe 13:30-15:30. Pranimi i  aplikacioneve bëhet në katin e përdhesë, Nr. i zyrës 4 në MASHTI. Për më shumë informata, ju  lutemi kontaktoni në adresat në vijim: nr. tel. 044307559 dhe e-mail: Nazan.Safqi@rks-gov.net;

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Bursa Master AgroParisTech   Francë e re
01/12/2021