Brand Scout/Specialiste e konsumatorëve

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Publikuar më
03/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:  

Brand Scout / Specialiste e konsumatorëve

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Angazhimi me partnerët e biznesit;
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me partner të biznesit;
  • Prezantimi i produkteve gjatë aktiviteteve të promocionit;
  • Përgjegjëse të përcjellë aktivitetet e konkurrencës: promocionet, aksionet, lojërat shpërblyese etj.;
  • Të informoj konsumatorët rreth fushatës së promocionit;
  • Të njoftoj konsumatorët për produktet, kualitetin, çmimin, etj.;
  • Pjesëmarrja në promovime të produkteve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatet duhet të jenë 19 - 25 vjeçare;
  • Kandidatet duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Përvoja e punës në fushën e promocionit apo shitjes është përparësi;
  • Të jenë të afta të punojnë me mbikëqyrje minimale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë;
  • Kandidatet preferohet të posedojnë patent shofer.

Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin e punës përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Brand Scout/Specialiste e konsumatorëve”.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03 Mars 2021 deri më 12 Mars 2021