
Përshkrimi
Klienti: CSGD
Kampanja: Brand Identity: Pride Week 2022
Afati i fundit për dërgimin e propozimeve: 11 mars 2022 ora 12h
Të nderuar,
Më poshtë do të gjeni më shumë informacione rreth kampanjës dhe kërkesave tona, të cilat do të ju ndihmojnë në zhvillimin e tutjeshëm të saj.
BACKGROUND:
CSGD dhe CEL në bashkepunim me organizatat partnere si YIHR, CRD, Dylberizm dhe QKSGJ edhe këtë vit do të organizojnë “Javën e Krenarisë” e cila ka për qëllim të shënojë vizibilitetin mbi personat LGBTI dhe të ngrisë diskutimin publik rreth çështjeve lidhur me të drejtat e personave LGBTI.
Java e Krenarisë do të zgjat nga 6 deri me 9 qershor 2022, për të përfunduar pastaj me marshin e Paradës së Krenarisë me datën 10 qershor 2022. Në kuadër të javës, çështjet LGBTI do të prezantohen me një mori aktivitetesh kulturore, sociale dhe diskutimet do të kenë konotacion politik e social.
OBJEKTIVAT :
- Të rris vizibilitetin rreth personave LGBTI.
- Të rris vetëdijen kolektive rreth çështjeve LGBTI.
TARGET GROUP
- Gjithë shoqëria.
- Personat në *gray zone (personat që nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth personave dhe bindjet e tyre janë të bazuara kryesisht nga mentaliteti/konteksti kulturor).
- Personat LGBTI.
Agjensionet ose idividët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dërgojnë të paktën një propozim për:
- Logo të javës së krenarisë
- Slogan
- Online & Digital approach (Web, Facebook, Instagram, Giff)
- Poster
- Materiale promovuese (Pin, T-Shirt, Tote Bag etj.)
- Propozime të tjera të cilat do të ndihmonin në arritjen e objektivave të kampanjës
Së bashku me propozimet, ju lusim ta dërgoni ofertën e detajuar financiare dhe kornizën kohore të realizimit të projektit.
Për çdo pyetje apo sqarim rreth kampanjës na shkruani në prishtina.pride@gmail.com
Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është data 11 mars 2022, ora 12h.