Branch Manager

bkt al e1559046188397
Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Publikuar më
15/01/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NJOFTIM PËR PUNËSIM

  • Pozita: Branch Manager
  • Vendi: Peja Branch
  • Lokacioni: Pejë
  • Data e Hapjes: 15.01.2021
  • Data e Mbylljes: 24.01.2021

Menaxheri i Degës është përgjegjës për administrimin dhe efikasitetin e aktiviteteve ditore në Degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve/ shërbimeve, shërbimin ndaj klientit dhe sigurinë në përputhje me objektivat e bankës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezentoj në BKT-në në mënyrë profesionale në komunitetin ku operon Dega, të promovoj dhe shes produktet e bankës përmes takimeve të rregullta me klientët ekzistues dhe potencial.
  • Të ndërtoj raporte bashkëpunimi me institucionet publike vendore dhe të marr pjesë në aktivitetet përkatëse të organizuara prej tyre.
  • Të njoh shumë mirë konkurrencën e tregut për të identifikuar avantazhet apo disavantazhet e produkteve dhe shërbimeve të BKT, si dhe të bëj propozime për ndryshime të mundshme me qëllim për të maksimizuar rezultatet.
  • Të ndjek me përpikmëri të gjitha rregulloret e lidhura me punë dhe në përputhje me rrethanat të rregulloj aktivitetet e punës dhe të informoj personat përgjegjës në degë në lidhje me ndryshimet dhe zhvillimet e mundshme.
  • Të zbatoj kontrollet e nevojshme për të shmangur devijimet nga politikat, obektivat e përgjithshme dhe standardet e përcaktuara.
  • Të kryesoj Komitetin e Kredisë së Degës dhe të aprovoj kredi dhe transaksione të degës nën autoritetin e dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijtë e caktuar.
  • Të kujdeset që implementimi i kredisë të jetë në përputhje me miratimin e Komitetit të Kredisë.
  • Të ndjek të gjithë menaxhimin e procesit të kredive me probleme para dhe pas kalimit në procedurat ligjore.
  • Të arrijë objektivat e degës të miratuara nga Zyra Qendrore dhe të punoj drejt optimizimit të raportit të të ardhurave/ shpenzimeve në mënyrë që të arrihen rezultate maksimale.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi.
  • Minimum 3 vjet eksperiencë në pozitë menaxheriale.
  • Aftësi të mira komunikuese, koordinuese, prezantuese dhe bindëse.
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Njohuri shumë të mira në sektorin bankar dhe në sistemin bankar.
  • Njohuri të mira në kompjuter.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/

Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al.

Të gjitha aplikaciont do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Listime të ngjashme

Product Manager   Prishtinë
02/03/2021
Software Developer   Online
01/03/2021
Communication Specialist   Prishtinë
01/03/2021
01/03/2021