Biblotekist/e (3)

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
30/09/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit Nr.0671-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit Nr.03,L-212 të Punës, nenit 5 pika c e Ligjit Nr,037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës ,nenit 37 të Ligjit Nr.047 L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës ,JA-MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog ri-shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendëve të lira të punës

Titulli I vendit të punës : Biblotekist
Numri Pozitave: Tri (3):
Lloji i pozitës: Nënpunës I Shërbimit Publik,
Tituli i mbikëqyrësit : Drejtori i institucionit,
Grada/Koeficienti: Koeficienti - A-4.2:
Orët e punës: 40 orë në javë:
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar:
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj:

Dëtyrat Kryesore:

  • Bashkëpunon me udhëheqësin e institucionit arsimor në krijimin e strategjive dhe projekteve për biblotekën e shkollës,
  • Formon kartoteken dhe jape informacione përdoruesve :
  • Bën kërkesa dhe jep rekomandime për pasurimin e biblotekës së shkollës me tituj të mjaftueshëm
  • Planifikon shfrytëzimin e fondit të librave nga ana e nxënësve,
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me mësimdhënësit e institucionit arsimor në motivimin e nxënësve për të lexuar në mënyrë të përhershme,
  • Mban raport të rregullt ditor, javor, mujor dhe vjetor lidhur me shërbimet e kryera,
  • Siguron arkivimin dhe mirëmbajtjen e librave,
  • Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare, Fakulteti filologjik, edukimit, filozofik , administratë publike dhe ekonomik
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse qe i ndihmon procesit të punës
  • Shkathtësi në caktim të objektivave planifikim të punës
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (VVord,Excel,Power Point, Access)

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nukjeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës (nëse ka)

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 30.09.2021 deri 14.10.2021

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje i vërtetuar, Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të
kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk
kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe aii cili arrin pas afatit nuk do të
shqyrtohet. Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Prano njoftimet me email