Bibliotekist/e (3)

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në sektorin Publik Komuna e Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;

Titulli i vendit të punës:

  • Bibliotekist;

Numri i Pozitave: Tri (3);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-4.8;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Detyrat Kryesore:

  • Bashkëpunon me udhëheqësin e institucionit arsimor në krijimin e strategjive dhe projekteve për bibliotekën e shkollës;
  • Bën kërkesa dhe jep rekomandime për pasurimin e bibliotekës së shkollës me tituj të mjaftueshëm;
  • Planifikon shfrytëzimin e fondit të librave nga ana e nxënësve;
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me mësimdhënësit e institucionit arsimor në motivimin e nxënësve për të lexuar në mënyrë të përhershme;
  • Mbanë raport të rregullt ditor, javor, mujor dhe vjetor lidhur me shërbimet e kryera;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës.

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Fakulteti Filologjik – Drejtimet Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Shqipe;
  • Fakulteti Edukimit -Gjuhë dhe Letërsi

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e noterizuar e fakultetit – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 05.03.2021 – 19.03.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.