Bashkëpunëtor/e Profesional/e (82)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Publikuar
24/06/2022
Skadon
08/07/2022
Lokacioni
Kosovë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19  të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055,  nenit 39 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 06/L-054 Për Gjykatat, Nenit 9 Rregullore Nr. 04/2021 Për  Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesional dhe Vendimit KGJK-së Nr.  248/2022 të datës 31 maj 2022, shpall: 

KONKURS PUBLIK
PËR POZITËN BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL NË GJYKATAT REPUBLIKËS SE KOSOVËS 

NUMRI I POZITAVE TË SHPALLURA: 82 pozita  

Nr | Gjykata/dega | Pozita | Numri i pozitave të lira | Te rezervuara per komunitet serb 

  1. Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme | Bashkëpunëtor profesional | 1 |
  2. Gjykata e Apelit | Bashkëpunëtor profesional | 20 | 2 - Gjykatën e Apelit Prishtinë  |
  3. Gjykata Themelore - Prishtinë | Bashkëpunëtor profesional | 22 | 1 |
  4. GjThP/ Dega-Podujevë | Bashkëpunëtor profesional | 2 |
  5. GjThP/ Dega-Gracanice | Bashkëpunëtor profesional 1 | 1 |
  6. Gjykata Themelore - Prizren | Bashkëpunëtor profesional | 5 |
  7. Gjykata Themelore - Gjilan | Bashkëpunëtor profesional | 5 | 1 |
  8. Gjykata Themelore - Ferizaj Bashkëpunëtor profesional | 4 |
  9. GjThF/ Dega-Kacanik | Bashkëpunëtor profesional | 2 |
  10. GjThF/ Dega-Shterrpce | Bashkëpunëtor profesional | 1 |
  11. Gjykata Themelore - Pejë | Bashkëpunëtor profesional | 2 |
  12.  GjThP/ Dega-Istog | Bashkëpunëtor profesional | 1 |
  13. Gjykata Themelore - Gjakovë | Bashkëpunëtor profesional | 4 |
  14. Gjykata Themelore - Mitrovicë | Bashkëpunëtor profesional | 10 | 7 |
  15. GjThM/ Dega-Leposavic | Bashkëpunëtor profesional | 1 | 1
  16. GjThM- Dega - Zubin Potok | Bashkëpunëtor profesional | 1 |

TOTALI | 82 |13 |

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS: 

  • Titulli i pozitës së punës: Bashkëpunëtor profesional; 
  • Kategoria Funksionale: niveli profesional 
  • Grada e Vendit të Punës:/ Koeficienti: Koeficienti - 9 
  • Lloji i Vendit të Punës: pa afat të caktuar, me orar të plotë 
  • Departamenti/Divizioni/Njësia: Zyra për Mbështetje Juridike në Gjykatë / zyra e Ndihmës  administratorit në degë 
  • Raporton tek: i përgjigjet dhe i raporton Udhëheqësit të Zyrës dhe gjyqtarit me të cilin punon në  Gjykatë / gjyqtarit me të cilin punon dhe Gjyqtarit Mbikëqyrës në degë 
  • Vlerësimi i performancës: nga Udhëheqësi i Zyrës në koordinim me gjyqtarin me të cilin punon/  gjyqtarin me të cilin punon dhe Gjyqtari Mbikëqyrës në degë 
  • Vendndodhja: Gjykatë /degë përkatëse 
  • Procedura e aplikimit: Konkurs i Jashtëm sipas Vendimit KGJK-së Nr. 248/2022
  • Kohëzgjatja e kontratës së punës: Kontratë pune me afat të pacaktuar – përfshi periudhën provuese 6  muaj 
  • Arsyeja e rekrutimit: plotësim i pozitave të lira sipas organogramit dhe planifikimit të punësimit për  vitin 2022 

Qëllimi i vendit të punës: 

Zyrtar me kompetence profesionale që i ofron mbështetje profesionale gjyqtarit, ndihmon në përgatitjen  e memorandumeve, vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, vendimeve të tjera, duke siguruar materiale të  domosdoshme juridike dhe duke bërë shqyrtimin e ligjeve. 

Detyrat Kryesore: 

  • Me kërkesën e gjyqtarit me të cilin punon bënë përgatitjen e vendimeve gjyqësore (aktgjykime,  vendime, urdhëresa dhe shkresa tjera) sipas udhëzimit të gjyqtarit; 20%
  • Përmes detyrave të caktuara nga gjyqtari me të cilin punon, bashkëpunëtori profesional kryen  hulumtime ligjore, përpilimin e vendimeve gjyqësore; 20%
  • Prezanton në seanca gjyqësore duke marrë shënime dhe duke siguruar materiale të domosdoshme  juridike; 10%
  • Bën hulumtime në shqyrtimin e ligjeve dhe praktikave gjyqësore të dobishme për çështje të  ndryshme; 10%
  • Kryen të gjitha detyrat e zyrtarit ligjor në rastet e mungesës së tyre dhe detyra tjera sipas  kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë dhe gjyqtarit me të cilin punon; 20 %
  • Kryen të gjitha detyrat dhe veprimet me lëndën që i caktohen nga gjyqtari me të cilin punon  përfshirë dhe të gjitha veprimet në SMIL; 10%
  • Kryen edhe detyra tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga  Këshilli të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi i dretëpërdrejtë dhe  përgatitë raportet javore të punës 10%  

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të performancës: 

  • Nuk ka 

Niveli i përgjegjësisë financiare: 

  • Nuk ka  

Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore juridike ... E nevojshme;
  • Të ketë shkathtesi të deshmuara ndër personale per komunikim publik ... E nevojshme;
  • Të ketë shkathtesi hulumtuese, analitike, vleresuese dhe formulim te rekomandimeve dhe  këshillave profesionale ... E nevojshme;
  • Të ketë aftesi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor ... E nevojshme;
  • Të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore; ... E nevojshme;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,) ... E nevojshme; 

Kualifikimet arsimore, profesionale dhe përvoja e punës:

  • Diplomë universitare të vlefshme në Kosovë: Fakulteti Juridik ... E nevojshme;
  • Provimi i Jurisprudencës i vlefshëm në Kosovë ... E nevojshme;
  • Minimum tri (3) vite përvojë pune juridike për Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe në  Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale si dhe minimum dy (2) vite përvojë pune juridike  për Gjykatat Themelore dhe degë e tyre dhe Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale ... E  nevojshme;

Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës nëse ka: 

  • Nuk ka 

DOKUMENTET E NEVOJSHME 

Kandidatët në pajtim me nenin 10 Rregulloren Nr. 04/2021 Për Procedurën e Rekrutimit dhe  Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesional, duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: 

  • Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • Çertifikatën e provimit të jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në  Republikën
  • Dëshminë mbi përvojën e punës në fushën juridike, të përcaktuar me këtë rregullore dhe  legjislacionin ne fuqi;
  • Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; si dhe
  • Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata;

Kandidati mund të dorëzojë edhe dokumentacionet si në vijim: 

  • Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose 
  • Informata për pjesëmarrje në trajnime.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT 

Neni 10 paragrafi 5 Rregulloren Nr. 04/2021 Për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së  Bashkëpunëtorëve Profesional, përcakton se procesit të rekrutimit kanë të drejtë t'i nënshtrohen vetëm  kandidatët e regjistruar në Këshill, në afatin e paraparë me konkurs për aplikim dhe dokumentacion të  kompletuar. Ndërsa, kandidatët të cilët nuk kanë aplikuar brenda afatit të paraparë në konkurs, si dhe ata  të cilët kanë aplikuar në afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar sipas kritereve dhe  kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh.  

FORMULARI I APLIKIMIT 

MËNYRA E APLIKIMIT 

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike,  përmes postës së rregullt ose postës elektronike:
KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org i cili  regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit. 

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE  

Afati për dorëzimin e aplikacionit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi i konkursit, gjegjësisht  deri me datën 07.07.2022 

Sekretariati i KGJK-së
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit
10000 Republika e Kosovës

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

25/06/2022
Zyrtar/e për Logjistikë   Deçan e re
25/06/2022
Zyrtar/e i/e Pasurisë   Deçan e re
25/06/2022
25/06/2022
24/06/2022