B2B ICT Sector in KOSOVO Opportunities and incentives

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Publikuar më
02/07/2021
Qyteti
Austri
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton se afati për aplikim për pjesëmarrje në ngjarjen “B2B ICT SECTOR IN KOSOVO OPPORTUNITIES AND INCENTIVES” shtyhet deri me datë 21 korrik, 2021.

SHPALLJE

Me qëllim të  përkrahjes së kompanive të sektorit të IKT-së në gjetjen e tregjeve ndërkombëtare, specifikisht në gjetjen e klientëve të huaj për eksport të shërbimeve, Ministria e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me projektin ACCESS të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe implementuar nga ECIKS, shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në ngjarjen B2B ICT SECTOR IN KOSOVO OPPORTUNITIES AND INCENTIVES, që mbahet 9 Nëntor 2021, në Vjenë të Austrisë për ndërmarrjet që kanë përvojë në fushat e interesit të shprehura nga bizneset austriake:

  • IT-Security
  • Cloud-Services (SaaS)
  • Web Development
  • IT- (user) support
  • data science
  • industry related software programming
  • business intelligence

Ngjarja organizohet me ndihmën dhe përkrahjen financiare të projektit ACCESS, që financohet nga ADA, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë (WKO) dhe Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK). Projekti ACCESS mbulon shpenzimet e organizimit të B2B, dhe shpenzimet e akomodimit të pjesëmarrësve, për 10 ndërmarrje. Shpenzimet e udhëtimit nga Kosova në Austri do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse.

Për të aplikuar duhet dorëzuar:

  1. Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të ndërmarrjes që aplikon
  2. Dëshminë që ndërmarrja është e regjistruar në Republikën e Kosovës
  3. Deklaratën nën betim (pjesë e aplikacionit)
  4. Vërtetimin tatimor të ndërmarrjes për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, deri në tremujorin e fundit, ose marrëveshje për shlyerjen e borxheve.
  5. Një listë të projekteve të përfunduara dhe aktuale me partnerët e huaj, në te cilin përshkruhet projekti, klienti, dhe vlera financiare e projektit, me theks të veçantë në fushat e interesit te paraqitura me lart (pjesë e aplikacionit)
  6. Profilin e ndërmarrjes dhe përshkrimin i resurseve në fushat e interesit të paraqitura me lart (pjesë e aplikacionit)
  7. Një përshkrim të shkurtër se çfarë partnerësh afaristë ndërmarrësi dëshiron të takojë (fushëvprimtaria, produktet, shërbimet etj).

Ndërmarrjet do të përzgjidhen sipas kritereve vijuese:

  1. Përvoja paraprake në fushat e interesit të shfaqura nga ndërmarrjet Austriake - 40%
  2. Profili i ndërmarrjes dhe përshkrimi i resurseve në fushat e interesit - 35%
  3. Numri i punëtoreve dhe diversiteti gjinor i punëtoreve, dhe menaxhmentit 25%

Në momentin e aplikimit ndërmarrja pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga faqet e internetit https://mint.rks-gov.net/ dhe kiesa.rks-gov.net.

Aplikacioni i kompletuar duhet të dërgohet më së largu me date 7 Korrik, 2021 në ora 16:00 në email adresën: sme.kiesa@rks-gov.net

Shpallja e plotë.