Avokat i Popullit

kosovo logo gov square e1558603204655
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Publikuar më
27/05/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall

K O N K U R S

Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit është institucion i  pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.

Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik në lidhje me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,  veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.

Mandati i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit zgjidhet për një  mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.

Kandidati për Avokat  i Popullit duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë arsimim të lartë universitar;
  • Të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
  • Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
  • Të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar;
  • Të mos jetë  i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e  Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Afati për konkurrim është prej 26.05.2020, deri më  14.06.2020, deri në orën  16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Në selinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, Prishtinë, rr. “Migjeni” nr.21 dhe në zyrat tjera.

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në

numrat e telefonit:  038/ 211-648, 038/211-182  dhe +383 (0) 44 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.