Auditor/e Junior për auditimin e rregullsisë (2)

zka e1563192755726
Zyra Kombëtare e Auditimit
Publikuar më
03/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 15 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Planit për rekrutimin e punonjësve për vitin 2020, si dhe duke pasur parasysh nenin 6 të Rregullores Nr.01/2018 për Marrëdhënie Pune, Zyra Kombëtare e Auditimit me datën 31 korrik 2020, shpall:

KONKURS
për plotësimin e vendit të punës

  • Pozita: “Auditor Junior për auditimin e rregullsisë”
  • Kodi: AJ/ZKA/13-07/20
  • Grada: ZKA/07
  • Numri i pozitave: Dy (2)
  • Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar

Vendet e punës janë në selinë e Zyrës Kombëtare të Auditimit në Prishtinë, por në pajtueshmëri me planin e auditimit, një pjesë e detyrave të punës nga të punësuarit kryhet në selinë e entiteteve të auditimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë themelore për pozitën e punës “Auditor Junior” për auditimin e rregullsisë:

  • Kryerja e detyrave me përgjegjësi, të caktuara nga Udhëheqësi i Ekipit (nën mbikëqyrje);
  • Përfitimi i njohurive të plota rreth institucioneve të audituara dhe kuptueshmëri të plotë të çështjeve, prioriteteve dhe rreziqet që i ballafaqojnë ato (pako për njohjen e punës);
  • Ndihmon Udhëheqësin e Ekipit në planifikim të auditimit në çështje të caktuara;
  • Shfrytëzimi i teknikave të sakta analitike dhe gjykimet për të arritur në konkluzione të qëndrueshme në bazë të dëshmive të mbledhura;
  • Dhënia e konkluzioneve të sakta në bazë të gjykimit profesional duke u mbështetur në dëshmitë e mbledhura;
  • Përgatitja e Letrave të Punës (memo përmbledhëse) lidhur me auditimin e komponentës apo fushës audituese, e cila i është caktuar;
  • Kryen detyra tjera të ngarkuara nga mbikëqyrësi.

Përshkrimin e detyrave, së bashku me këtë shpallje e gjeni në faqen e internetit të ZKA-së, në rubrikën e shpalljeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë fakulteti;
  • Certifikatë në njërën nga skemat e certifikimit për teknik kontabiliteti, kontabilist auditor apo auditor i brendshëm.

Përvoja e punës dhe njohuritë e kërkuara:

  • Tri ( 3) Vite përvojë pune profesionale në auditim, kontabilitet apo financa;

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagës për pozitën e shpallur bëhet në përputhje me rregullat e brendshme të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme:

  • Formularin zyrtar të ZKA-së për aplikim;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjet e diplomave për kualifikimet shkollore. Diplomat e fituara jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara;
  • Kopjet e kualifikimeve të tjera profesionale që lidhen me pozitën e punës;
  • Dëshmitë për përvojën e punës të lëshuara nga organizata përkatëse – punëdhënësi.

Vetëm formulari zyrtar i aplikimit do të merret parasysh. Formularët (aplikacionet) e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen, gjithashtu kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtet do të njoftohen se nuk janë përzgjedhur t’i nënshtrohen procedurës së punësimit.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke filluar nga data 31.07.2020, kurse afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 15.08.2020, ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën rekrutimi@oagks.org ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1005.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatëse nuk do të shqyrtohen.

Listime të ngjashme

20/10/2020
Assistant Auditor   Prishtinë
16/10/2020
15/10/2020
13/10/2020