Auditor/e i/e TI-së

trusti
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)
Publikuar më
24/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Fondi i Kursimeve Pensionale e Kosovës (FKPK) shpall:

KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE 

Për angazhimin e një Auditori të Brendshëm me detyrë specifike për të audituar një herë në vit sektorin e Teknologjisë Informative (TI) të FKPK-së:

Referencë: FKPK/ITAudit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vlerëson nëse veprimtaria në FKPK zhvillohet në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit për sektorin e TI-së, si dhe nëse politikat dhe procedurat aktuale të TI-së janë të duhura për veprimtarinë e Institucionit;
  • Vlerëson rreziqet të cilave iu ekspozohen sistemet informative dhe shënimet e FKPK-së;
  • Vlerëson vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e TI-së në rast të prishjeve infrastrukturore apo të fatkeqësive madhore;
  • Vlerëson ndarjen e përgjegjësive, mjaftueshmërinë e personelit, ekspertizën dhe nevojat për trajnime brenda sektorit të TI-së;
  • Shqyrton të drejtat e shfrytëzuesve si dhe kontrollet e brendshme që ndërlidhen me veprimet e tyre;
  • Planifikon procesin e auditimit të TI-së, në bazë të risqeve të identifikuara;
  • Përpilon raportin (në gjuhën shqipe dhe angleze) mbi të gjeturat dhe rekomandimet në lidhje me të njëjtat sipas standardeve dhe praktikave më të mira dhe i raporton tek sektori i Auditimit të Brendshëm dhe tek Komisioni i
  • Performon detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditimit të Brendshëm në lidhje me Auditimin e TI-së.

Kriteret profesionale:

  • Të jetë i certifikuar për auditim të sistemeve të TI-së (CISA ose të ngjashme).
  • Të ketë së paku 2 vjetpërvojë punë në auditim të TI-së;
  • Të jetë i/e diplomuar të paktën në nivelin baçelor;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

Konkursi është i hapur: nga 23 dhjetor 2020 deri më 7 janar 2021, ora 16:00.

Konkurrimi duhet bërë vetëm përmes postës elektronike në adresën: recruitment@trusti.org, duke vendosur si titull: “FKPK/ITAudit-012021”, dhe duke i bashkëngjitur dokumentet në vijim:

  • CV (biografinë);
  • Letrën motivuese;
  • Referencat që mbulojnë kërkesën për përvojë së paku 2 vjeçare në auditime të TI-së;
  • Diplomën e kualifikimit më të lartë arsimor si dhe certifikatat përkatëse profesionale, p.sh. CISA (të skanuara).
  • Dokumentet të dërgohen në gjuhën shqipe ose angleze ose

Vëmendje:

  • Angazhimi – (duke i përfshirë të gjitha fazat e angazhimit nga planifikimi, kryerja e testimeve deri tek finalizimi i raportit) - nuk do t’i tejkalojë 30 ditë pune në vit;
  • Kufizimi në pranimin e dokumenteve është 10

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

15/01/2021