Auditor/e i/e Përgjithshëm

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS
PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR AUDITOR TË PËRGJITHSHËM

Numri i Referencës: AP – 01 - 2021

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.

Kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës:

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës kontrollon:

  • veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave të tjerë juridikë shtetërorë.
  • përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe lokal.
  • veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve publike dhe personave juridikë të tjerë, tek të cilët Shteti ka një pjesë të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga Shteti.

Kriteret që duhet të plotësohen për t'u zgjedhur kandidat për Auditor të Përgjithshëm, janë si në vijim:

Auditori i Përgjithshëm duhet të jetë një person i cili posedon kualifikimet e kërkuara, me moral të lartë, i paanshëm, i ndershëm, dhe me integritet për kryerjen e funksionit si dhe:

  • duhet të posedojë diplomë universitare dhe përvojën e duhur në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, financave publike ose administratës publike për jo më pak se tetë (8) vite, nga të cilat duhet të jenë katër (4) përvojë menaxheriale;
  • nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të një vepre penale, nuk është nën procedure penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale;
  • nuk është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tre (3) vjeçare, para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politikisht ose bartës i një posti udhëheqës, ose vendimmarrës në një subjekt politik.

Mandati i Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm emërohet për mandat pesë (5) vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas propozimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Kandidati duhet t'i dorëzoj këto dokumente për aplikim:

  • letër motivimi, e cila përfshinë përshkrimin e shkurtër për vizionin e zhvillimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (maksimum 500 fjalë);
  • Curriculum Vitae;
  • dëshmi për përgatitjen shkollore dhe profesionale (kopjet e diplomave);
  • dëshmi për përvojën e punës;
  • dokument identifikimi (kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës);
  • dëshmi, që nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të veprës penale, nuk është nën procedurë penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale;
  • deklarata nën betim, se nuk është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tre (3) vjeçare, para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politikisht ose bartës i një posti udhëheqës, ose vendimmarrës në një subjekt politik (forma e Deklaratës nën Betim është pjesë e Rregullores (P) Nr. 01/2018 për procesin e propozimit të emërimit të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës (29.03.2018), e cila gjendet në ueb faqen e Zyrës së Presidentes).

PROCEDURA E KONKURIMIT:

Dokumentacioni i kompletuar për aplikim duhet të dërgohet jo më vonë se deri më 14.05.2021, në orën 15:00.

Dokumentacioni i kompletuar për aplikim për Auditor të Përgjithshëm dërgohet personalisht në Zyrën e Presidentes apo përmes postës:

Adresa: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Sheshi “Nëna Terezë” pn, ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrin e telefonit: në mobil +383 45 224 224.

Dokumentacioni për aplikim i pa kompletuar me të dhënat e kërkuara konsiderohet i pavlefshëm.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
10/05/2021
07/05/2021
06/05/2021
06/05/2021
Drejtor/e në SHMLP   Rahovec
06/05/2021