
Përshkrimi
SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Titulli i punës/Pozita: Auditor i Lartë
- Departamenti: i Auditimit të Brendshëm (DAB)
- I raporton: Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm
- Niveli i gradës: 4
Qëllimi dhe fushëveprimi i pozitës
Auditori i Lartë kryen auditime financiare, të pajtueshmërisë, teknologjisë informative, auditimin e Menaxhmentit, si dhe hulumtimet paraprake të aktiviteteve të caktuara operative dhe funksionale në përputhje me standardet për praktikat profesionale të auditimit të brendshëm, si dhe bën vlerësimin e efektshmërisë së kontrolleve të brendshme të këtyre aktiviteteve.
Auditori i Lartë punon nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm të BQK-së.
Fushëveprimi i punës për këtë pozitë është si në vijim:
- Auditimet e Brendshme;
- Sistemet dhe procedurat, si dhe çështjet tjera administrative;
- Trajnimi dhe zhvillimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Auditimet e Brendshme:
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin merr pjesë në hartimin e planit të auditimit dhe miraton planet e punës dhe afatet për kryerjen e auditimeve dhe shërbimeve tjera përkatëse;
- Kryen auditime të brendshme, zhvillon intervista me stafin (personelin), merr dhe analizon dokumentacionin përkatës në përputhje me objektivat e BQK-së dhe në linjë me Ligjin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Statutin e Auditimit të Brendshëm, Manualin e Auditimit të Brendshëm, etj;
- Kryen auditime të rregullta apo me kërkesë, mbi përdorimin efektiv të resurseve të BQK-së, përpilon draft-raporte, diskuton rezultatet me mbikëqyrësin dhe auditorët e brendshëm, si dhe harton raportet finale mbi angazhimin e tij/saj;
- Merr pjesë aktivisht në diskutime me auditorët e brendshëm, finalizon dosjen e auditimit dhe monitoron zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Auditimi i Brendshëm dhe Auditorët e Jashtëm;
- Ofron këshilla për çështje të auditimit sipas nevojës;
- Zbaton Ligjin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Statutin e AB-së, Manualin e AB-së, Kodin e Etikës, Standardet Ndërkombëtare për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm, si dhe të gjitha aktet tjera me të cilat rregullohet fushëveprimtaria e auditimit të brendshëm.
Sistemet/procedurat dhe çështjet administrative:
- Kryen shqyrtimet e pavarura të sistemeve ekzistuese apo të propozuara nëpër të gjitha entitetet e BQK-së (departamentet, divizionet, si dhe fushat tjera relevante) duke propozuar dhe ndikuar në përmirësimin e tyre;
- Vlerëson efektshmërinë dhe efikasitetin e të gjitha sistemeve të rëndësishme të kontrollit të brendshëm, monitoron performancen, propozon dhe ndikon në përmirësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm;
- Teston operimet e sistemeve në BQK, besueshmërinë dhe tërësinë e informatave, si dhe transaksionet e gjeneruara sipas ligjeve, politikave, procedurave, planeve dhe rregulloreve me të cilat qeveriset BQK-ja;
- Kryen punë administrative sipas nevojave të Drejtorit të DAB-it, apo vetë departamentit.
Trajnimi dhe zhvillimi:
- Të ketë dëshirë për pjesëmarrje në trajnime relevante për auditime të brendshme dhe të ofroj ndihmën e duhur për pjesën tjetër të punonjësve në Departamentin e Auditimit të Brendshëm;
- Të dëshmojë se ai/ajo është duke i zhvilluar aftësitë e tij/saj në dobi të Bankës Qendrore dhe Departamentit të Auditimit të Brendshëm, brenda saj.
Përgatitjet profesionale/kualifikimet
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, kontabilitetit, menaxhmentit, apo juridike;
- Së paku pesë (5) vite përvojë në fushën e auditimit të brendshëm, apo të jashtëm;
- Çertifikatë profesionale në fushën e auditimit të brendshëm të sektorit publik/privat;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, planifikimit dhe të menaxhimit të kohës;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit, si dhe aftësi në zgjidhjen e konfliktit;
- Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
- Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve softuerike të pakos MS Office;
- Të ketë njohuri të rrjedhshme të gjuhës shqipe dhe/ose serbe në të folur dhe të shkruar (Gjuha angleze e preferueshme);
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një ambient multi-etnik dhe multi-kulturor.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 14 qershor 2022.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org