Auditor/e i/e Brendshëm

fsdk logo e1622561631865
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK)
Publikuar më
09/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë shpallë:

Konkurs për Marrëdhënie Pune me Punë Specifike

Titulli: Auditor i Brendshëm
Raporton: Bordit Menaxhues të Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK)
Përgjigjët Administrativisht: Drejtorit Menaxhues të FSDK-së
Orët/ditët e Punës: 120 ditë pune në vit
Punë Provuese: 60 ditë pune në FSDK.
Kohëzgjatja e kontratës 1 vit me mundësi vazhdimi

FSDK në harmoni me Rregulloren e Organizimit të Brendshëm të saj po themelon funksionin e Auditimit të Brendshëm përmes punësimit të një Auditori të Brendshëm me marrëdhënie punë me punë specifike. Qëllimi i themelimit të funksionit të Auditimit të Brendshëm është që FSDK të përmbushë objektivat e saj me anë të një qasjeje sistematike dhe të disiplinuar në vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes. Auditimi i brendshëm do të shërbejë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IIA) si një aktivitet siguridhënie dhe këshillimi, i pavarur dhe objektiv, i hartuar për të shtuar vlerë dhe përmirësuar operacionet e FSDK-së.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të rrisë dhe mbroj vlerën e organizatës duke ofruar siguridhënie përmes auditimit dhe këshillëdhënies të bazuar në rrezik dhe objektivë.
  • Të menaxhoj dhe organizoj funksionin e Auditimit të Brendshëm të FSDK-së sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (IIA).
  • Të hartojë Politikën e Auditimit të Brendshëm, në përputhje me Misionin e Auditimit të Brendshëm dhe elementët e detyrueshëm të Kuadrit të Praktikave Profesionale Ndërkombëtare (Parimet Thelbësore të Praktikës Profesionale të Auditimit të Brendshëm, Kodit të Etikës, Standardeve dhe Përkufizimit të Auditimit të Brendshëm). Auditori i Brendshëm duhet të rishikojë periodikisht statutin e auditimit të brendshëm dhe ta paraqesë atë për miratim te menaxhimi i lartë dhe
  • Të hartoj dhe propozoj planin vjetor për vitin vijues të Auditimit të Brendshëm të FSDK-së për shqyrtim dhe miratim nga Bordi Menaxhues i FSDK-së.
  • Të raportojë Bordit Menaxhues të FSDK-së për procesin e auditimit për secilën Njësi të FSDK- së sipas Planit të
  • Planifikon proceset e auditimit përmes së cilave vlerësohen kontrollet e brendshme dhe performaca, në pajtueshmëri me standardet profesionale;
  • Përgatit dhe ekzekuton programe auditimi për të kryer auditime sipas planit vjetor duke përcaktuar objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar rreziqet dhe kontrollet;
  • Dizajnon procedura testimi me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të brendshme për përmbushje të objektivave të auditimit;
  • Siguron, analizon dhe vlerëson të dhënat mbështetëse (evidencat) përmes veglave të ndryshme ndihmëse;
  • Përgatit raportet e auditimit që pasqyrojnë qartë objektivat e auditimit, fushëveprimin, gjetjet, rekomandimet, konkluzione dhe përgjigje të Menaxhmentit;
  • Kryen përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të mëhershme ;
  • Kryen Ad Hock auditime dhe detyra tjera me kërkesën e Drejtoreshës dhe Bordit Menaxhues tw FSDK-së;
  • Të ndihmoj në ruajtjen e kontrolleve efektive përmes: (i) Vlerësimit të efektivitetit dhe efikasitetit të kontrolleve.(ii) Nxitjes së përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të kontrollit dhe (iii) Identifikimit të mundësive për përmirësimin e aktivitetit të
  • Ndihmon në vlerësimin dhe përmirësimin e qeverisjes përmes: (i) Nxitjes së etikës dhe vlerave të përshtatshme. (ii) Ofrimit të siguridhënies të menaxhimit efikas të performancës dhe llogaridhënies. (iii) Komunikimit efektiv të informacionit të rrezikut dhe (iv) Koordinimit efektiv i aktiviteteve të siguridhënies.
  • Të demonstroj integritet, kompetencë dhe kujdesin e duhur profesional. Të jetë objektiv dhe i pavarur, të përshtatet me strategjinë, objektivat dhe rreziqet e FSDK-së. Të jetë proaktiv dhe i fokusuar në të ardhmen që të rekomandoj dhe këshillojë përmirësim e kontrollit të brendshëm të FSDK-së.
  • Të promovojë kulturë etike në ushtrimin e profesionit të auditimit të brendshëm duke respektuar parimet fundamentale dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara me Kodin e Etikës së Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (Parimet Fondamentale sipas Kodit te Etikës: Integriteti, Objektiviteti, Konfidencialiteti, Kompetenca).

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike dhe drejtime tjera qe ndërlidhen me ekonomi apo juridik.
  • Certifikatatën për Auditor të Brendshëm.

Përvoja e kërkuar:

  • Së paku pesë (5) vite përvojë pune.
  • Përvoja të jetë e dëshmuar përmes kontratave të punësimit dhe dëshmive të trustit pensional, deklarime të tatimeve ne fitim nëse ofrim i shërbimeve.

Njohuri, Aftësi dhe gatishmëri tjera të kërkuara:

  • Të ketë integritet të lartë moral dhe
  • Njohja e veglave për mbledhje dhe analizë e të dhënave (Excel, IDEA, ACL, )
  • Njohja e Standardeve të auditimit të brendshëm (nga IIA);
  • Njohja e kornizave dhe standardeve si COSO, COBIT, ;
  • Aftësi komunikuese dhe koordinuese të shkëlqyera.
  • Aftësi për mendim analitik dhe Qëndrim pro aktiv, të vendosur dhe të pavarur.
  • Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në vijim:

  1. CV të
  2. Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
  3. Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  4. Kopje të Certifikatës së Auditorit te Brendshëm.
  5. Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat e punës, mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit, deklarime të tatimeve ne fitim nëse ofrim i shërbimeve).

Si të aplikoni:

  • Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 29.06.2021 ora 16:00.
  • Mund të aplikoni përmes postës elektronike në adresën: FSDKkomisioni@fsdk.org ose të dorëzoni fizikisht dosjen tuaj në adresën e FSDK-së: Rr. Pashko Vasa, p.n. kati i I-rë, Qyteza Pejton , 10 000 Prishtinë.

Aplikacionet e pa kompletuara me 5 dokumentacionet e lartpërmendura nuk do të merren parasysh nga komisioni.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme