
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Organizata: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë
- Tipi i Sherbimit te Kerkuar: Auditimi i pasqyrave financiare te vitit qe perfundon me 31.12.2020
- Data e dorezimit te raportit te audituar: 1 Mars 2021
- Data e dorezimit te ofertes financiare dhe dokumentacionit: 24 December 2020
Informacion mbi Aksionin për Nëna dhe Fëmijë
Aksionin për Nëna dhe Fëmijë është fondacion joprofitabil me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj.
Është themeluar në 2009-tën si Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha, dhe zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga Maji i 2013-tës. Bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përfaqëson fondacionin për zhvillimin e programeve shëndetësore në klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjet e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).
Për të arritur misionin e tij, fondacioni:
- Avokon fuqishëm për shërbime më të mira shëndetësore për nënat dhe fëmijët;
- Studion problemet e tyre shëndetësore dhe problemet e sistemit shëndetësor për të përmirësuar kualitetin e shërbimeve për nënat dhe fëmijët;
- Zhvillon programe dhe projekte që do të përmirësojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës;
- Prioritizon zhvillimin e aktiviteteve që do të reduktojnë vdekshmërinë e lart të nënave the fëmijëve;
- Bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë dhe palë të tjera që kanë qëllime dhe mision të ngjashëm.
4 Shtyllat e Punës së ANF-së:
- Edukimi i nënave dhe stafit mjekësor drejt përmirësimit të kualitetit shëndetësor për shëndetin e nënës dhe fëmijës;
- Avokimi në emër të nënave dhe fëmijëve për shërbime më cilësore shëndetësore;
- Hulumtimet dhe studimet për të identifikuar nevojat dhe zbrazëtirat në shëndetin e nënës dhe fëmijës;
- Pajisjet dhe medikamentet e nevojshme për të shpëtuar jetën e nënës dhe fëmijës;
Te dhena mbi aktivitetet:
Aktivitetet realizohen nepermjet kryerjes se projekteve. Per vitin 2020, referojuni informacionit te meposhtem:
- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka zbatuar 15 projekte të mbështetura në formë të granteve dhe donacioneve private nga Solidar Suisse, Unicef, Undp, AmeriCares, Ambasadat, Save the Children, UNFPA, e bizneset vendore.
- Numri mesatar i punonjesve per vitin 2020 ka qene 13.
- Buxheti vjetor i perafert 400,000 Euro.
Raportimi bazohet ne plotesimin e buxheteve specifike per secilin nga projektet dhe per kostot administrative.
Sherbimi i Kerkuar
- Auditimi i pasqyrave financiare per vitin fiskal qe mbyllet me 31.12.2020 te pergatitura sipas Standarteve Kosovarete Kontabilitetit dhe rregullave te tjera ne fuqi ne Kosove.
- Auditimi duhet te behet ne perputhje me Standardet Nderkombetare te Auditimit.
- Raporti i Auditimit kerkohet te paraqitet ne dy gjuhe ne Shqip dhe Anglisht.
- Raporti perfundimtar i Auditimit kerkohet te dorezohet ne ose para dates 1 Mars 2021.
Dokumentacioni qe duhet te paraqitet nga Aplikantet
- Licenca e Praktikes se Firmes Ligjore te Auditimit
- Certifikata e Regjistrimit te Biznesit; numrit fiskal; TVSH-se (nëse jeni deklarues i TVSH-se);
- Historikun e firmes ligjoredhe CV e drejtuesit te saj. Do te preferohen firme e auditimit te cilat kane eksperienca ne auditimin e OJQ-ve.
- Plani i Punes se Procesit te Auditimit.
- Periudhen e Auditimit – nese pasqyrat dorezohen tek ju ne daten 25 Janar 2021, a do jeni ne gjendje te dorezoni raportin final te auditimit deri ne daten 1 Mars 2021?
Dokumentat e mesiperm mund te paraqiten ne Shqip ose Anglisht.
Ju lutemi te sillni oferten financiare se bashku me dokumentancionin e lartpermendur, jo me vone se data 24 Dhjetor 2020, me email ne adresen me poshte.
Adresa e Kontaktit:
albulena.hamiti@amchealth.org
Tel: 049 110 333
Nese keni pyetje ne lidhje me termat e references te pershkruara me siper, ju lutem kontaktoni Albulena Hamiti ne adresen albulena.hamiti@amchealth.org.