Asistente Ekzekutive

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Asistentja Ekzekutive – do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Koordinon orarin, terminet dhe takimet e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Organizon takimet e Bordit të Drejtorëve dhe Bordit Menaxhues, mbanë procesverbalin e takimeve dhe e shpërndanë atë.
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve, prezantimeve dhe dokumenteve të tjera që adresohen për Bordin e Drejtorëve apo palët e tjera përkatëse.
  • Përgatitë, redakton dhe dërgon komunikimet e brendshme dhe të jashtme (në formën e e-maileve, shkresave, memove etj.)
  • Planifikon, organizon dhe koordinon ngjarjet e veçanta për klientët / partnerët e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga DE në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidatja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Njohje e rrjedhshme e gjuhëve shqipe dhe angleze.

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fushë të ngjashme.

Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 1 vit përvojë në ofrimin e mbështetjes në nivel ekzekutiv.

Kandidatja e suksesshme do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 21.04.2021.

link icon Apliko online.

Listime të ngjashme

Drejtor/e (8)   Suharekë
15/06/2021