Asistente Ekzekutive

E2 Partners Group
Publikuar më
01/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

E2 Partners Group po kërkon Asistente Ekzekutive në Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me CEO-n për ta mbajtur të informuar rreth problematikave të hasura në kompani dhe angazhimeve
  • Hulumton, jep përparësi dhe ndjek çështjet drejtuar CEO duke përfshirë ato të një natyre të ndjeshme konfidenciale
  • Trajton me prioritet dhe shpejtësi çështjet dhe ndjek projekte deri në përfundimin e sukseshëmm të tyre, shpesh nën presion afatshkurtër ose afatgjatë.
  • Organizon korrespondencën konfidenciale, si dhe kontrollon planet e axhendave apo udhëtimeve dhe përpilimin e dokumentave të nevojshëm lidhur me takimet.
  • Lexon dhe jep në mënyrë të përmbledhur dokumente të ndryshme, ose raporte etj.
  • Ofron lidership për të ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme për suksesin e kompanisë dhe menaxhon një sërë projektesh të veçanta për CEO-n të cilat kanë edhe ndikim organizativ.
  • Organizon prodhimin e raporteve nga sektorët e ndryshëm të kompanisë,
  • Ndërmjetëson me kontakte të brendshme dhe të jashtme
  • Ngre dhe mirëmban sistemin e ruajtjes së dokumenteve,

Kërkesat minimale:

  • Diplomë universitare, në Shkencat Sociale, Administrim Biznesi apo Burime Njerëzore.
  • Minimalisht 2 vjet eksperiencë  pune të ngjashmee si Asistent/e Ekzekutive.
  • Aftësi për të qenë i/e shkathët dhe proaktiv kur lindin problem
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe, dhe Angleze.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimin në adresën tonë të emailit: jobs@e2partners.al ose mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: + 355 69 70 50 551.

Prano njoftimet me email