Asistente Administrative 

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Publikuar më
12/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:   

Asistente Administrative 

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për të gjithë;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
  • Koordinon agjendën e takimeve të Drejtorit Menaxhues;
  • Koordinon takimet në mes punonjësve në Korporatë me palët e treta;
  • Aranzhon itinerarin e udhëtimeve dhe rezervimet e Menaxhmentit;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë të shkollës së mesme, preferohet shkollimi i lartë;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
  • Përvojë pune në administratë;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MS Office.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e Korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.comAplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Asistente Administrative”.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Prill 2021 deri më 20 Prill 2021.

Listime të ngjashme

21/06/2021
Drejtor/e në SHFMU   Mamushë
17/06/2021