Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta (5)

kamenice komuna e1609613174666
Komuna Kamenicë
Publikuar
29/03/2022
Skadon
12/04/2022
Lokacioni
Kamenicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008482
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/02/2022
Afati për aplikim: 29/03/2022 - 12/04/2022

Në bazë Ligji për Arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 35, Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67 dhe 68, Normativit të MASHT Nr.5/2021, neni 8 pika 6, Udhëzimit Administrativ të MPMS, Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, shpallë këtë

KONKURS
PËR ASISTENT PËR FËMIJËT/NXËNËSIT ME NEVOJA TË VEÇANTA 

  • Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta
  • Institucioni: Komuna e Kamenicës
  • Drejtoria:  Drejtoria Komunale e Arsimit
  • Lloji i pozitës; Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: 5 (pesë)
  • Orari i punës:  40 orë  në javë 
  • Titulli mbikëqyrës Drejtori i Shkollës
  • Grada/Koeficienti: Paga bazë është 397.01 Euro
  • Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe roli i asistentit/ës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore: 

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve.
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve.
  • Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/ personale, mjekësore dhe asiston veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme tyre.
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim. 
  • Promovon bashkëpunimin shkollë -- shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin.
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve.
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve.
  • Informacionet në shkollë i trajtojnë si plotësisht konfidenciale

Kualifikimi dhe Kushtet:

  • Niveli 5-(Post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore,
  • gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollimin jashtë Shtetit të Republikës Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen diplomat e tyre jenë njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ MASHT-it, nr. 8/2010
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Vërtetim mbi përvojën e punës, nëse ka.
  • Vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime
  • Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore. 

Vërejtje : kandidatët e pranuar r këto vende punës, sipas nevojës dhe planeve të punës të punëdhënësit do të angazhohen të gjitha IEA-ve

Informata të përgjithshme: 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet,

Konkursi për aplikim mbetet i hapur 15 ditë nga data : 29.03.2022 deri me 12.04.2022.

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t'i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t'i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës https://kk.rks-gov.net/kamenice/dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe plotësuara t'i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë Komunën e Kamenicës.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Kamenicës https://kk.rks gov.net/kamenice/dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Sqarim;

r këto vende punës, kandidatët duhet t'i nënshtrohen testit me shkrim, Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% pikëve do ftohen në intervistë me gojë. Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit, 

Shpalljet e ngjashme

Teknik/e i/e farmacisë   Rahovec e re
22/05/2022
Infermier/e (12)   Rahovec e re
22/05/2022
Mjekë Specialistë (5)   Prishtinë
19/05/2022