Asistent/e të Mësimdhënësit & Praktikant-e me pagesë

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Publikuar më
04/08/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

OJQ The Ideas Partnership, është duke kërkuar:

  • Pozita: 4 Asistent-e të Mësimdhënësit / Praktikant-e me pagesë
  • Projekti: “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme”
  • Data e fillmit të punës: 01.09.2021.
  • Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj
  • Vendi i punës: Fushë Kosovë, Janjevë dhe Gracanicë
  • Pagesa në muaj: 80 EUR

Historia e Organizatës:

The Ideas Partnership (TIP) është Organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009. Veprimtaria e saj përqendrohet në edukim, shëndetësi, trashëgimi kulturore, dhe ruajtjen e ambientit. Ndër të tjera, TIP punon me komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian në Fushë Kosovë dhe në Janjevë. Ne jemi Organizatë pa ndonjë ndërlidhje politike apo fetare, kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf lokal. Ju mund të informoheni më shumë për punën tonë dhe çështjet për të cilat punojmë në web faqen tonë: http://www.theideaspartnership.org/.

Në kuadër të projektit “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme” i cili financohet nga Bashkimi Evropian/ Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EU EIDHR) dhe implementohet nga 3 organizata: Organizata ndërkombëtare People in Need Kosova, dhe 2 OJQ lokale The Ideas Partnership dhe Autizmi Flet, shpallim konkurs për pranimin e 4 Asistentëve të mësimdhënësve të cilët do të punojnë në shkolla fillore të mesme dhe të ulëta në 3 lokacione: Fushë Kosovë, Lipjan (Janjevë) dhe Gracanicë. Qëllimi i projektit është përmbushja e të drejtave për arsim të barabartë të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe të atyre që vijnë nga komunitetet e cenueshme në Kosovë (mosha 6-14 vjeç).

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të asistojë mësimdhënësit gjatë punës me fëmijë me nevoja të vecanta dhe fëmijëve të komunitetëve gjatë procesit mësimor
  • Të punojë me mësimdhënësin për të monitoruar punën në klasë
  • Të ndihmojë mësimdhënësin në përgatitjen e mësimit duke përgatitur dhe përshtatur matërialet e nevojshme për fëmijët e targetuar
  • Punë individuale me nxënësit me nevoja të vecanta dhe nxënësit e grupeve të margjinalizuara
  • Të organizojë punë grupore
  • Të kujdeset që mjedisi i klasës të jetë i sigurt
  • Të monitorojë nxënësit gjatë aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe gjatë aktiviteteve që mbahen jashtë klasës
  • Të bashkëpunojë më mësimdhënësit për të identifikuar problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen nxënësit dhe së bashku rekomandojnë zgjidhje
  • Të dokumentojë dhe mirëmbajë suksesin e nxënësve, në forme fizike dhe elektronike
  • Të zbatojë rregullat shkollore dhe të klasës
  • Të punojë në përputhje me Politikën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kërkesat e Asistentit për Mësimdhënësit:

  • BA në Fakultetin e Edukimit, studimet postdiplomike të dëshirueshme
  • Kualifikimi për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të vecanta arsimore”, do të jetë përparësi
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të avancuara në paketën MS Office
  • Kuptimi i punës në klasë dhe praktikave të mira të mësimdhënies
  • Të ketë një qëndrim pozitiv dhe të punojë me vetëiniciativë
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim, verbale dhe të jetë i/e afërt që të punojë me fëmijë.

Si të aplikoni?

Ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në email adresën: vacancy@theideaspartnership.org deri më datë: 22.08.2021, ora 20:00

Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Listime të ngjashme

Asistente Ekzekutive   Prishtinë
21/10/2021
Praktikantë (2)   Prishtinë
21/10/2021
21/10/2021
21/10/2021
21/10/2021