Asistent/e për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta (8)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
23/05/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L- 114 neni 67 dhe 68 në bazë të normativit nr.10/2018 të MASHT dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë :

K O N K U R S
PËR ASISTENT PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEҪANTA 

  1. Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta 

Institucioni:  Komuna e Gjilanit
Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji I pozitës: Shërbimit Publik
Numri i pozitave 8 (Tetë)
Orari i punës: 40 orë në javë
Titulli i mbikëqyrës Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Paga Bazë është 397.01 Euro
Kohëzgjatja: Me kohë të caktuar, deri me 31.08.2022

Detyrat dhe roli i asistentit/ës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve.
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës.
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve.
  • Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/ personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre.
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim.
  • Promovon bashkëpunimin shkollë – shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin.
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve.
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve.
  • Informacionet në shkollë i trajtojnë si plotësisht konfidenciale.

Kualifikimi dhe Kushtet:

  • Shkolla e Mesme dhe Niveli 5-të (Postsekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
  • Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollimin jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 8/2010,
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Vërtetim mbi përvojën e punës nëse ka,
  • Vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën
  • Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore

Informata të përgjithshme: 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 24.05.2021 deri me 07.06.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.