
Përshkrimi
RN00008151
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022
Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës, nenin 35 paragrafi 1, 4, $ dhe 8 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04L-032, nenin 5 pika c të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, dhe nenin 8 pika 6 të Udhëzimit Administrativ të MASHT nr.0572021 Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës shpall këtë:
KONKURS
PËR ASISTENTE PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA
Titulli i vendit të punës: Asistente për fëmijëtnxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e Komunës së Podujevës
Numri i pozitave: 5 (Pesë)
Orari i punës: 40 orë në javë
Paga bazë: 397.01 Euro
Kohëzgjatja e kontratës: deri më 31.08.2022
Data e njoftimit: 20/01/2022 - 18.02.2022 (konkursi.rks-gov.net)
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon fëmijët nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë,
- Punon me mësimëdhënsit dhe stafin tjetër së zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
- Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informatat kthyese për vështirë dhe arritjen e fëmijëve
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike) personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre
- Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim
- Promovon bashkëpunim shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale
Kushtet: Shkolla e mesme dhe Niveli i 5-të (postsekondar) PEARSON i kualifikimit asistente për fëmijë/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
VËREJTJE: Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) NR.0572021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 8 paragrafi 6, pika 6.1, “Të gjithë kandidatët e kualifikuar në nivelin e 5-të (post sekondar) të kualifikimit për asistent, për fëmijë nxënës me nevoja të veçanta arsimore” i plotësojnë kriteret për punësim”.
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i aplikimit (i cili merret dhe dorëzohet në qendrën për shërbime të qytetarëve)
- Rezymeja personale (CV)
- Diploma mbi përgatitjen profesionale, kualifikimi i nivelit të pestë (5) post-sekondar (kopja e
vërtetuar) - Kopja e letërnjoftimit
- Dëshmitë mbi përvojën e punës (nëse ka)
- Çertifikata e lindjes
- Vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime.
Afati i konkursit
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes, pra nga data:2102.2022 deri më datë 07.02.2022. dhe është i publikuar në portalin për rekrutim elektronik (konkursi.rks-gov.net) në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në web-faqen e Komunës së Podujevës
Mënyra e aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t'i marrin në formë fizike në Qendrën për
Shërbime me Qytetarë, në portalin për rekrutim elektronik (konkursi.rks-gov.net) apo t'i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Podujevësdhe të plotësuara t'i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Podujevës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Për kohën dhe vendin e mbajtjes së testit dhe intervistave kandidatët do të informohen përmes njoftimimeve të cilat do të publikohen në vveb faqen e Komunës së Podujevës dhe në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës, pas mbylljes së konkursit.
Sqarim:
Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.