
Përshkrimi
RN00008836
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/04/2022
Afati për aplikim: 19/05/2022 - 26/05/2022
Në bazë të nenit 67 dhe 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, Ligjit Nr.03/L068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nenit 8 paragrafi 6 të Udhëzimit Administrativ (MAShTI) nr. 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit , shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TE PUNËS
Në shkollat:
- SHFMU “Emin Duraku’’ në Prizren
- SHFMU “Motrat Qiriazi’’ në Prizren
- SHFMU “Zenun Çoçaj’’ në Gjonaj
- SHFMU “Izvor’’ në Lubinje të Epërme
Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijë/nxënësit me nevoja të veçanta
- Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
- Institucioni: Komuna e Prizrenit
- Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Numri i Pozitave: 4 (katër)
- Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
- Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar
Kualifikimi i kërkuar: Niveli i 5-të (post secondar) i kualifikimit asistent, për fëmijët/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon femijët/nxënesit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimin dhe mobilitetin, ndihmon në vendosjen në klasë dhe dorëzimi i fëmijës te personi familjar që e përcjellë atë, në oborrin e shkollës;
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-s, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
- Përgatit materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatit informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim për pjesëmarrje në lojë, stimulimin e të folmit të gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
- Mbikëqyre dhe ndihmon fëmijet/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
- Planifikon me mësues programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
- Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton qështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale;
Dokumentacioni i kërkuar:
(në kopje fizike)
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Diploma e Fakultetit (kopja e noterizuar)
- Nostifikimi, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Kosovës
- Referenca për rezultatet në punë (Nëse posedon)
- Trajnimet profesionale
- Ekstrakti i lindjes
Dokumentet që do të kërkohen për kandidatët të cilët përzgjidhen
- Vëtetimi/dëshmia se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepër të padenjë që përfshinë fëmijët
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati/ja e sjell pas përzgjedhjes sipas procedures.
- Të gjitha dokumentet origjinale kandidati/ja i/e përzgjedhur i sjellë për verifikim sipas procedurave.
Konkursi do të jetë i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 19.05.2022 deri më datën 26.05.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rksgov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rksgov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Komunën e Prizrenit.
VËMENDJE: Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në web faqen e Komunës së Prizrenit.