
Përshkrimi
RN00008318
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/02/2022
Afati për aplikim: 07/03/2022 - 14/03/2022
Në bazë të nenit 67,68 Ligjit nr.06JL-114, për Zyrtarët Publik, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 041L-032, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.037L-068, nenit 8 pika 6 të UA nr.0572021-Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit te përgjithshëm, Udhëzimit administrativ nr.0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik dhe njoftimin e MASHT-it të datës 13.01.2022, sipas referencës nr 0181004 për punësimin e asistente për fëmijë/nxënësit me nevoja të veçanta, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall:
KONKURS
- Pozita: Dy (2) Asistent/e për fëmijë/nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e Komunës së
Rahovecit - Paga mujore: 397.00 Euro
- Përgatitja shkollore: Shkolla e mesme dhe niveli i 5-të (post sekondar) i kualifikimit, asistent/e për femijë/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
- Kohëzgjatja e kontratës: nga dita e emërimit deri më 31.12.2022.
Punët dhe detyrat për asistente për femijë me nevoja të veçanta arsimore:
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
- Përgatit material mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës.
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitin format kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve
- Promovon arsimin gjithë përfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon femijët në komunikim, për pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Mbikëqyr dhe ndihmon fëmijëtnxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre
- Planifikon me mësuesinimësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim
- Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështet dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve
- Prezenton punën dhe arritjet e nxënësve. Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale:
Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Diplomat ose Certifikatën e diplomës së kualifikimit të nivelit të pestë (5-të) PEARSON kopje e vërtetuar
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimin (fotokopje)
- Certifikata që nuk jeni nën hetime
Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është prej datës. 04.02.2022 deri më datën 06.03.2022.
Konkursi është i hapur 8 (tetë) ditë nga data 07.03.2022, deri më datën 14.03.2022.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë..Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Të gjitha dokumentet të dorëzohen në kopje (dokumentacioni nuk kthehet).