Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore 

dragash logo min e1558652293568
Komuna Dragash
Publikuar
02/03/2022
Skadon
17/03/2022
Lokacioni
Dragash
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008296
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/02/2022
Afati për aplikim: 03/03/2022 - 17/03/2022

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 05/2021, neni 8, pika 6, për Normativin mbi Kuadrin  Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për  Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall: 

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Shfmu’’ 28 Nëntori’’ Brodosanë
Asistent/e për fëmijët me  nevoja të veçanta arsimore
Vend i lirë

Punët detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore: 

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimin  dhe mobilitetin, pozitën dhe uljen e nxënësve në klasë; 
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-s, lëndë të  individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda  dhe jashtë klasës;
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë,  inkurajon fëmijët në komunikim për pjesëmarrje në lojë, stimulimin e të folurit të  gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për  nevoja fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e  përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete  dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim'
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të  ndjeshme me prindin/kujdestarin;
  • Respekton rregullat dhe etiken e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
  • Informacionet në shkollë i trajton plotësisht konfidenciale.

Kriteret e kualifikimit për Asistent për fëmijë/nxënës më nevoja të veçanta  arsimore: 

  1. Niveli i 5-të (post-sekondar) i kualifikimit asistent, për fëmijët/nxënës më nevoja  të veçanta arsimore 

Vërejtje: Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 8 paragrafi 6, pika 6.1,  ”Të gjithë kandidatët e kualifikuar në nivelin e 5-të (post sekondar) të kualifikimit  për asistent, për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore ' 'i plotësojnë kriteret për  punësim' '  

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre  ligjeve dhe UA nuk merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen. 

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente: 

  • Formulari i aplikimit;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta — kopje- shtetësi Kosovare)
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar; 
  • Trajnime (nëse ka);
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Certifikata e lindjes;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e  nostrifikuara në MASHT.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit  nuk kthehet. 

Afati dhe mënyra e aplikimit  

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në DKA zyra  nr.4 përmes protokollit.  

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.  Afati i aplikimit është 15 ditë. Data e njoftimit në ueb faqen: https://konkursi.rks-gov.net/ është prej datës 01/02/2022 deri me datën 02/03/2022 ndërsa data e aplikimit është nga data  03/03/2022 deri me datën 17/03/2022 Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit,  konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës: 

https://kk.rks-gov.net/dragash/

Shpalljet e ngjashme