
Përshkrimi
RN00008279
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 31/01/2022
Afati për aplikim: 03/03/2022 - 17/03/2022
Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 05/2021, neni 8, pika 6, për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:
KONKURS PUBLIK
Komuna e Shtimes
Drejtoria e Arsimit
Shtime ShFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë
- Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, 1 (një) pozitë
Detyrat e punës së punë kryesit:
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
- Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të femijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e femijëve;
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon femijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Mbikëqyrë dhe ndihmon femijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtin e përgjithshme të tyre;
- Planifikon me mësuesin/ mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
- Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kuj destarin’
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale;
Kushtet e punësimit:
Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 03/L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit sipas kushteve të UA MAShT Nr.05/2021 - kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letëmjoftimin kopje.
Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 31.1. 2022 deri më datë 2. 3. 2022 ndërsa data e aplikimit është nga data 3.3. 2022 deri më 17. 3. 2022.
Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në zyrën e drejtorisë së Arsimit në Komunën e Shtimes, Rr. “Tahir Sinani” në Shtime.
Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore. Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.
Rezultatet shpallen në linkun konkursi.rks-gov.net
Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.