Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (15)

Komuna Prishtinë
Publikuar
22/03/2022
Skadon
05/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria e Arsimit
14-111/01- 62679/22
Dt. 21.03.2022 

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e  Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat  e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ  Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e  Prishtinës shpallë:  

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

DREJTORIA E ARSIMIT 

  • Pozita: Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë 
  • Numri i Pozitave: Pesëmbëdhjetë (15) ekzekutues 

Detyrat kryesore të punës: 

  • Vrojton në klasa te rregullta në bashkëpunim me kujdestarët klasor/ kujdestarët  klasor nxënësit e nivelit të ulët (posaçërisht faza kalimtare nga klasa para fillore  në klasën e parë dhe nga klasa e pestë ne klasën e gjashtë) për të identifikuar  fëmijët me nevoja te veçantë arsimore;
  • Mbështet nxënësit që kanë nevoja te veçanta dhe vështirësi në të nxënë në klasa  të rregullta;
  • Planifikon dhe organizon bashkë mësimdhënien me mësimdhënësit e rregullt ku  ka nxënës me nevoja te veçanta arsimore;
  • Kur ka nevojë për punë individuale me ndonjë fëmijë dhe vlerësohet se kjo është e  domosdoshme, atëherë punon me të jashtë klasës;
  • Përpilon planin individual të arsimit bashkë me mësimdhënësit e rregullt, prindin  dhe anëtarët e tjerë të ekipit PIA dhe kur është e mundshme me vet nxënësin me  nevoja te veçanta arsimore;
  • Përkujdeset që plani individual i arsimit të nxënësve me nevoja te veçanta të rishikohet dhe vlerësohet ne periudha te rregullta kohore dhe kohë pas kohe të  ripunohet nëse ka nevojë;
  • Këshillon dhe ndihmon mësimdhënësit e rregullt se si te punohet me fëmijët me  nevoja te veçanta arsimore dhe si të menaxhoj me klasën gjithëpërfshirëse;
  • Harton materiale mësimore alternative bashkë me mësimdhënësit e klasës së rregullt të cilat do te përdoren ne mësimdhënien me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore;
  • Bashkëpunon me Qendrat Burimore për integrimin e fëmijëve me NVA nga Qendrat Burimore në shkollë të rregullt përgatit dhe mbështet procesin e  integrimin e fëmijës ne klase te rregullt;
  • Bashkëpunon me mësimdhënësin e klasës së bashkangjitur ne shkollën ku punon  dhe planifikojnë së bashku mbështetjen për nxënësit me nevoja te veçanta  arsimore që janë në klasa te rregullta. Bashkë me mësimdhënësin e KB bëjnë  integrimin e nxënësve nga klasa e bashkangjitur në klasë te rregullt të atyre  fëmijëve që janë te gatshëm në integrim;
  • Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth metodave te mësimdhënies, materialet  mësimore dhe rreth mbështetjes së nevojshme për nxënësit për nevoja te veçanta  arsimore varësisht nga nevojat specifike që paraqiten në shkollë;
  • Planifikon ne baza javore dhe mujore dhe i raporton drejtorit të shkollës për  punën e bërë.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor; 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte  juridike që e rregullojnë fushën e arsimit para universitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr.  03/L-068 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ  përkatës të MASHT-it (UA Nr. 05/2021), përkatësisht kriterit të përzgjedhjes si: 

  • Niveli 5-të (post-sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të  veçanta arsimore; 

Vërejtje: Të përzgjedhurit jo domosdoshmërisht do të punojnë vetëm në një shkollë.   

Data e shpalljes së Konkursit: 21.03.2022 deri më dt.04.04.2022 

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e  vjetër të Komunës së Prishtinës. 

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e  bashkangjitura aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. 

Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj  diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.03/L-212 të Punës. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e  mangëta refuzohen. 

Aplikantët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, diplomat e tyre duhet t’i kenë të  nostrifikuara nga MASHT. 

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test dhe intervistë, si dhe orari i intervistave  publikohet në web faqen e Komunës së Prishtinës https://kk.rks-gov.net/prishtina/ (konkurset) dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit). 

Në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, përcaktimi i shkollave do të bëhet  pas përzgjedhjes së kandidatëve.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më  lart. 

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente: 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me  Qytetarë).
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). 

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore  të Komunës së Prishtinës, në nr. të tel. 038- 232-955, lok.11-24. 

Shpalljet e ngjashme