
Përshkrimi
RN00008082
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/01/2022
Afati për aplikim: 16/02/2022 - 02/03/2022
Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.064..-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 041L-032, nenit 5 pika(e) të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 031L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 0512021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm më datë 17.01.2022, shpallë:
KONKURS E
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK
- Titulli i vendit të punës: Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Numri i pozitave: Katër (4) me afat të pacaktuar
Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Njësia/sektori: SHFMU
Paga bazë: 397.01€.
Detyrat dhe përgjegjësitë për vendet e punës për asistent për fëmijë, nxënësit me nevoja të veçanta arsimore :
- Ndihmon fëmijëtmxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen në klasë,
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës
- Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale
Kerkesat e përgjithshme per pranimin e zyrtareve publik janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë n pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:
- Shkolla e mesme dhe Niveli i 5 — të (postsekondar) i kualifikimit, asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimor.
Formularët e aplikimit mund të merren në linkun konkursi.rks-gov.net dhe vveb-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.
Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 16.02.2022 deri më 02.03.2022.
Se bashku me aplikacionin kandidatet duhet te bashkengjesin edhe dokumentacionin si ne vijim:
- Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
- Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshminë së nuk është nën hetime
- Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes).
Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzorë publikon listën e kandidatëve fitues në linkun konkursi.rks-gov.net dhe vveb-faqen komunale
“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgje për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.