Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore (6)

Komuna Mitrovicë e Jugut
Publikuar
05/05/2022
Skadon
19/05/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008767
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 05/04/2022
Afati për aplikim: 05/05/2022 - 19/05/2022

Në bazë të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5, pikës c. të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/1-032 për Arsimin Parauniversitar Republikën e Kosovës, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212, të Punës, Udhëzimit Administrativ (MAShTI) Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall: 

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Nr. | Niveli | Pozita | Vend i lirë/ Zëvendësim | Numri i pozitave 

  1. ShF | Asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta | Vend i lirë | 6

Punët detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore: 

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimin dhe mobilitetin, pozitën dhe uljen e nxënësve në klasë;
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-s, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim për pjesëmarrje në lojë, stimulimin e të folurit të gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevoja fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin; Respekton rregullat dhe etiken e shkollës, sjelljet e mira ndaj xënësve;
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
  • Informacionet në shkollë i trajton plotësisht konfidenciale

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim 

  • Formulari i aplikimit (merret në komunë Qendra për Shërbime me Qytetarë);
  • Diploma (Certifikata e diplomimit- nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj) e fakultetit e fotokopjuar dhe e noterizuar nga organi kompetent;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Vërtetimi nga gjykata se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale;
  • Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka);
  • Me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, punëtori/ja është e detyruar të sjellë certifikatën e gjendjes shëndetësore. 

III. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me aktet juridike të lartshënuara

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, kandidatët për të konkurruar për këtë pozitë duhet t'i plotësojnë këto kritere të kualifikimit

  • Niveli i 5-të (post-sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore 

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t'i kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. 

Në test me shkrim do të ftohen ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të lartcekura

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut, dhe përmes e mail-it (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit/es).

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit

Afati dhe mënyra e aplikimit 

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë. 

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni. 

Afati i aplikimit është 15 ditë. Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net është prej datës 05.04.2022 deri me datën 04.05.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 05.05.2022 deri me datën 19.05.2022. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/